Era 14.04.2021
Pershendetje Doktoresha !Ju lutem me jepni nje keshille se po cmendem.Para disa muajsh kalova nje problem te rende stresi.Per 2 muaj kisha dhimbje veshesh me pas me filloj nje nxehtesi ne trup dhe temp me shkonte deri 37 e 2 vija.dridhje trupi,shpime gjilperash ne trup. Bera te gjitha kontrollet mjekesore cdo gje ishte ne rregull .Kane kaluar 3 muaj vazhdoj te kem nje vale nxehtesie ne fytyre ne vesh dhe ne njeren shpatull kjo nxehtesi eshte ne forme djegje,kam dridhje trupi.Kur fle me duket sikur rrezohem sikur me shpojne me gjilpera.Kam nje frike te temerreshme se do vdes.Ju lutem a jane keto probleme nervore ?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshendetje, faleminderit që kontaktuat me faqen tonë! Përderisa ju i keni bërë të gjitha analizat mjekësore dhe dalin në rregull, ndoshta këto mund të jenë simptoma të natyrës emocionale. Por, edhe nëqoftëse janë të tilla nuk do ishte mirë t’i linit kështu, aq më tepër që po ju lënë pa gjumë dhe me ndjesi të forta trupore.
Do ju sugjeroja të konsultoheshit me një profesionist – psikolog/psikoterapist/psikiatër për t’u siguruar për natyrën e simptomave dhe për mënyrën se si mund t’i trajtoni.
Gjithë të mirat,
Veronika
Pershendetje !
Ka nje jave qe kam nje ndjesi sikur me ka ngecur diçka nga ana e majte e fytit,si nje hale e peshkut!
Me shqetson tej mase !
Desha te me keshilloni a ka mundesi qe te kem diçka ne fyt?
Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Ju ftojme ta drejtoni shqetesimin tuaj duke e derguar si nje pyetje dhe jo si koment ne menyre qe te merrni pergjigje nga nje prej eksperteve tane.
Gjithe te mirat,
Stafi i nukjevetem