Këshilla/Blog

Mili 14.04.2021

Pershendetje
Une vuaj nga ankthi dhe nuk po e shpjegoj shum se si ndihet njeriu ne ket gjendje sepse me te vertet eshte shum e rend. Po pyetja ime eshte a guxoj te perdori xanax sepse barnat tjera qe mi kan pershkru psikiatrat po me mundojn ne lukth po me djeg lukthi prej tyre.
Simptomat e mia te ankthit jane: probleme me lukth dhimbje shpatullave dhe dores se majt dhimbje ne kemb dhimbje koke marramendje.

  1. Ada says:

    I nderuar a ke bere ndonje vizit te mjeku qe ta perjashtosh problemet me shende dhe te pranohet qe vijne nga ankthi keto simptoma..Do doja te dija a ke kaluar ndonje veshtiresi ne jete cfare mendon se te ka sjelle te problem ? Sa kohe ke qe vuan ?

  2. Arela Çarku says:

    Përshëndetje,
    Më vjen mirë që po shkruan dhe përtej pyetjes që nëse mund të përdorësh Xanax më duket sikur lexoj nën rrjeshta që ke nevojë me e kuptuar dhe me e shpjeguar ankthin që po përjeton. Ti i di simptomat dhe për ato po merr dhe medikamente, por a i ke kuptuar këto simptoma? Më bën kurioze sa kohë ke që vuan nga ankthi? A është shfaqur ai që në fillim me këto simptoma apo ato filluan të shfaqeshin më pas.. Do ishte mirë të mund t’i jepnim zë vuajtjes tënde dhe ta lejojmë të shprehet pa ndjerë vështirësinë e të shpjeguarit. Vështirësia në të komunikuar ankthin djeg po aq sa edhe lunkthi dhe unë të ftoj ta eksplorojmë pak më shumë ankthin tënd.
    Përsa i përket barnave që po konsumon dhe efektit të tyre, gjykoj që është mirë të diskutosh me psikiatrin që po të trajton. Ndërkohë, paralelisht mund të nisësh të njohësh ankthin tënd dhe jo vetëm të përpiqesh ta mban nën kontroll përmes barnave, pasi ai do flasë më pas përmes simptomave fixike si dhimbja e dorve, shpatullave, lukthi apo edhe dhimbja e kokës dhe marramendja. Nuk e di nëse e ke mbëshetjen e personave familjarë, apo nëse mundesh të marrësh shërbim psikologjik. Sidoqoftë, ti nuk je vetëm dhe mund të mbajmë komunikimin së bashku përmes letrave apo edhe mund të komunikosh online përmes chatit http://www.nukjevetem.al.
    Kujdesu për veten dhe për përdorimin e barnave konsultohuni me mjekun psikiatër, për të ruajtur shëndetin mendor dhe fizik.

    Uroj më të mirat,
    Arela

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV