Këshilla/Blog

Ida 23.04.2021

Pershendetje,Jam 26 vjeqare nene e nje vajze.Prej kohes qe jam martuar dmth qe 3 vite kam problem me sulmet e panikut.Perjetoj simptoma te ndryshme her her qetsohem i them vetes skam asgje por ka dite qe lodhem duhet i “degjuar” simptomat se ku do t’me godasin.Perjetoj te rrahura te shpejta zemre,me duhet se nuk marr dot fryme,ka net qe nuk mund te flej deri vone,mpirje trupi,therrje ne gjoks,dhimbje lukthi(me shpesh urth),ndonjeher nuk e ndiej realitetin me duket vetja si ne enderr etjjj etjj
Mendimet nga me negativet (se do te vdes,se kam ndonje semundje).Kam bere analiza shpesh kontrolla te ndryshme te gjitha mire, isha shtatzan linda gjithqka shkoi mire fal zotit dhe i them vetes qe smund te jete semundjee por eshte vetem ankth e panik por ndonjeher them nuk eshte ankth ndoshta jam e semur!!
Nuk di cfare te bej ju lutem nje keshille.Respekt!

  1. Ankthi says:

    Ahhh dhe unë kështu jam , ka ditë jam mirë se mbaj mendjen atje . Ditën tjetër kthehen simptomat më të forta. Dhimbje shpatullash, lodhje, zemra me shpon, mezi mbushem me frym, ankth trë kohës mos kam këtë mos kam atë. Sje vetëm këtë ta dish. Se kur do na ikin se di . Na lodhën sinqerisht

  2. Ida says:

    Ankthi.Faleminderit per pergjegjen
    E vertet qe ndonjeher lodhemi shume nga kjo gjendje por prap duhet ta pranojme dhe ta luftojme vetem kush e perjeton te kupton?

  3. Vala says:

    Dhe une jam ne ketë gjendje qe sa kohe ,kam marr qetesues ,hapa per lukth ,se edhe me lukth kam problem,mendime negative,kam probleme me frymëmarrje sikur kur po e lshoj frymemarrjen po me pengon diçka mrena e po duhet me marr fryme thelle ,jam edhe me gjandra tiroide,a jeni edhe ju keshtu

  4. MD, MSc. Azra Kraja says:

    Pershendetje,
    Te falenderoj per pyetjen. Ato qe ti pershkruan jane simptoma te ankthit duke perfshire edhe mendimet qe te vijne se mos ndoshta eshte nje semundje tjeter apo se do te vdesesh. Thene kjo ankthi dhe krizat e panikut jane nje crregullim real shendetsor dhe eshte shume ndihmuese te trajtohesh per kete. Nuk e di nese ke bere dicka deri tani, nje konsulte me nje mjek apo keshillim me psikolog, apo teknika te tjera te stilit te jeteses qe te ulesh intensitetin e shqetesimit. Nese jo, te rekomandoj t’i besh. Mjekimi dhe psikoterapia bashke ndihmojne shume per te menaxhuar simptomat dhe per te kuptuar origjinen e ankthit. Mendoj se keto jane kombinimi me i mire ne kete situate. Uroj ta kalosh sa me shpejt!
    Azra

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV