anonim 02.05.2021
Pershendetje! Do te doja te me ndihmonit ne lidhje me ankthin. Ka disa muaj qe vuaj dhe tashme nuk e di si te veproj dhe ta mbaj nen kontroll veten. Situata me eshte renduar si psikologjikisht njekohesisht edhe fizikisht. Ndihem vazhdimisht shume e shqetesuar, kam frike, jam shume e nervozuar dhe nuk e di as arsyen pse jam e tille. Kam ndjesine sikur do te ndodhe dicka e keqe dhe rri e tensionuar. Vuaj edhe nga bullizmi i cili mendoj se ma ka shkaktuar kete gjendje. Prej vitesh bie pre e bullizmit dhe tashme kam vetem mendime te keqija per veten time. Kjo gjendje ka filluar te rendohet cdo dite e me shume. Kam cdo dite veshtiresi me frymemarrje, ka raste qe kaloj edhe ne kriza, kam probleme me stomakun, nuk arrij te perqendrohem, kam probleme me kujtesen dhe ndihem shume e lodhur. Jam munduar ta zgjidh vete kete problem duke e ngushelluar veten por sa me shume qe beja perpjekje aq me shume me dukej sikur gjendja po perkeqesohej. Kam nevoje per keshillat e dikujt pasi nuk po mundem t’ja dal e vetme..
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
E dashur nuk e di ku jeton por mos ki ndroje te kerkosj ndihme ne specialist .
Nese jeton ne shqiperi fol me mjekun e famipj3s edhe pastaj te referon ai ne specialist .
Nese jeton jashte besoj eshte me e thjeshte te kerkosh ndihme.
Flit me shoqerine edhe familjen ,mos u mbyll ne vetvete .
Me besoj 1 ne 4 njerez perjetojne ankth edhe depresion .
Nuk je vetem
Pershendetje e dashur,
Mund te imagjinoj veshtiresine qe po perjeton keto kohe dhe te falenderoj qe zgjodhe ta ndash kete shqetesim ketu!
Emocionet dhe gjendjet qe te ti po pervojon keto kohe, nuk jane lehtesisht te kontrollueshme dhe ti mbash brenda vetes dhe per vete eshte nje peshe mjaft e rende dhe nje pergjegjesi e shtuar, qe askush nuk mund dhe nuk duhet ti perballoje krejt i vetem. Andaj eshte e rendesishme qe te kerkosh dhe te pranosh ndihme nga persona (familjare, te afert, miq, profesionist), qe te ofrojne siguri dhe besim. Nga ana tjeter te qenit pre e ngacmimeve te vazhdueshme ( verbale apo fizike), mund te perjetohet si traumatike. Nje nga menyrat me efektive e qe mund te te vije ne ndihme, ne keto rrethana eshte te folurit per ndodhite, mendimet, ndjesite me nje profesionist ( psikolog/psikoterapist), ne menyre qe te fitosh nje kuptim mbi cfare ka ndodhur dhe po ndodh me ty dhe sebashku te mund te gjeni forma menaxhimi. Nese deshiron jam ketu per ty dhe mund te me shkruash serisht permes letrave, gjithashtu, mund te zgjedhesh keshillimin online falas ne chatin e kesaj platforme. Uroj te kem ardhur ne ndihme!
Gjithe te mirat,
Gabriela