Këshilla/Blog

Mark 03.05.2021

Pershendetje dr, jam me ankth prej shume vitesh, por jam trajtuar me Escitaloprom 10mg , dhe kam pas permirsime, deshta te bej nje pyetje :Pse ndihem i lodhur gjate gjithe kohes dhe shpesh me renje tensioni? A jan te lidhura edhe kto me ankthin sepse edhe kur tensioni eshte mire ndjej lodhje te tmershme. Te pershendes

  1. Arela Çarku says:

    Përshëndetje,
    Më vjen mirë që keni shkruajtur dhe dua të ju pyes si ndiheni tani? Si ka qenë kjo periudhë për ty? Ankthi, pavarësisht kujdesit që i ofrohet (në këtë rast trajtimi me Escitaloprom) të shkakton lodhje fizike, psikologjike dhe emocionale pasi aktivizon të gjithë trupin dhe mendjen në veprimtarinë e tij. Lodhja është një ndër mënyrat sesi ankthi komunikon, sikurse lodhja është dhe një pasojë e ankthit të vazhduar brenda jush. Pavarësisht se jeni trajtuar për ankthin, dhe më vjen mirë që keni pasur përmirësime, por a e keni kuptuar pse ju është shfaqur ankthi. Si ka ardhur ai në jetën tëndë? … Do doja të dija pak më shumë sesi ankthi u shfaq tek ti, sesi ka komunikuar me ty në fillim dhe nëse ti ke arritur ta dëgjosh dhe ta kuptosh atë apo e ke mbajtur nën kontroll vetëm përmes medikamenteve. Nëse ankthi nuk është dëgjuar atëherë me shumë mundësi ai do ju flasë sërisht, qoftë kjo edhe përmes lodhjes së vazhdueshme. Unë të ftoj të komunikojmë së bashku për ta dëgjuar atë..sikurse edhe ju nxis të reflektoni mbi atë duke e parë atë në raport me jetën tënde, me situatën në të cilën ndodhesh tani, me mbështetjen që ke dhe me nevojat tuaja emocionale dhe psikologjike..
    Si je ti sot? (pyetje kjo jo vetëm për lodhjen por për atë që mund të qëndrojë pas lodhjes…)

    Kujdesu për veten,
    Arela

  2. Mark says:

    Dr. Ankthi u shfaq para shume vitesh kot ,duke menduar se me eshte shfaqur nje semundje pastaj cdo dite ai mendimi per semundjet , frika te ndryshme gjithmone te lidhura me mendimin se do semurem, dhe keshtu vazhdova, tani po trajtohem me psikologe, ndihem me mire po arrij ta kuptoj se cfare eshte , mirpo simptomat edne me friksojne, lodhje , marremendje te vazhdueshme por qe po mundona tia dal , dhe dua tia dal!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV