Këshilla/Blog

Anxiety 04.05.2021

Pershendetje, ne pamundsi financiare shkaku i papunsise, per te bere seanca me psikologun po ju drejtohem ne kete forum. Me perpara kam pasur probleme me ankthin dhe mendoj se dhe me panikun. Kam qene shum tip social dhe i dashur po pastaj fillova te kisha probleme kur dilja neper kafe ose takoja njerez me kapte ankthi ne situata te caktuara ose ne mes te nje feste dhe me vinte nje ndjesi kolle e perzier dhe me dukej sikur do villja nderkohe qe nuk eshte se do te villja vertete por ate ndjesi me jepte dhe mbasi kollitesha ndihesha si me i cliruar. Kam punuar shume me veten duke lexuar dhe mbas nje terapie te perditshme te gjate me dush me uje te ftohte e kam kaluar si ndjenje dhe nuk kam pasur me probleme. Kete situate e kam vuajtur mendoj rreth dy vjet dhe kam afersisht nje vit tashme qe nuk e perjetoj me. Shume shume rralle ne nje moment te caktuar me vjen pak si kujtim por e kaloj pa frike. Doja te dija nga se vjen nga mos menaxhimi i emocioneve, kur ekzaltohem gezohem per dicka apo stresi sepse kam kerkuar gjithmone. per nje arsye po nuk e percaktoj dot. Ju falenderoj

  1. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike says:

    Pershendetje,

    Me vjen mire qe ke gjetur forca brenda vetes dhe i je perkushtuar punes me veten duke pasur rezultate pozitive.

    Perpara se te te jap nje pergjigje me direkte ndaj pyetjes, me lejo te te pyes se çfare te nxiti pikerisht tani qe ta beje kete pyetje, kur siç ke shkruar, ke nje vit pa simptoma? 🙂

    Nderkohe, persa i perket pyetjes tende, ne pergjithesi mund te te them se çdo gjendje ankthi apo paniku nxitet nga dy lloj ngjarjesh: ngjarje te ndodhura ne te shkuaren e afert dhe ngjarje te ndodhura ne te shkuaren e larget.

    Çfare po ndodhte ne jeten tende kur filluan shqetesimet? Per çfare kishe nevoje atehere?

    Besoj se keto dy pyetje mund te te ndihmojne per ta vendosur ne nje kontekst me te qarte shqetesimin.

    Ndersa pyetje te lidhura me ngjarje me te hershme do ishin rreth femijerise tende (si ka qene marredhenia me prinderit, si kane reaguar ata ndaj gabimeve te tua, si ka qene marredhenia e tyre me njeri-tjetrin) deri te çeshtje me specifike nese kane qene te pranishme ne jeten tende: dhuna, bullizmi, ngacmimet, pervoja te humbjes, semundjes etj.

    I listova keto per te te dhene mesazhin qe mund te kete shume gjera qe ndikojne te gjendja e ankthit dhe panikut, ndaj duke eksploruar me tej mund te gjesh pergjigje per pyetjen tende.

    gjithashtu, mund te bisedosh falas me psikologe ne chat-in online ne faqen tone nese do kesh nevoje per me tej.

    Perzemersisht,

    Lediona Braho

  2. Anxiety says:

    Pershendetje, ju falenderoj per kohen tuaj. Kam shume gjera per te treguar dhe sic permenda ne pamundsi te gjendjes financiare nuk kam pas ku te shprehesha ose te ndiqja ndihme profesionale. Do deshiroja brenda mundsive te benim disa seanca pse jo dhe perballe. Ju pershendes

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje, te falenderojm qe ke shkruar serisht. Nese keni nevoje te flisni me nje psikolog, per te komunikuar drejteperdrejt me nje prej tyre, ju ftojme te futeni ne chat ne oraret ne te cilat ekspertet tane jane online. Oraret i gjeni te publikuara ne linkun e meposhtem:
      https://nukjevetem.al/orari/

      Gjithe te mirat,
      Stafi i nukjevetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV