KT 06.05.2021
Pershendetje jam 22 vjec po vuaj nga ankthi kam kokdhimbje marramenjde harres ndjersitje kam qen te nourologu eeg me ka dal shum mire analizat mire por vetem dridhem harroj cfar kam ber kam frik te dal sa her dal ne kafe me kap paniku marramendje nuk mund te rri por tash qendroj vetem ne shtepi ju lutem
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
KT ky qe pershkruan eshte ankth i cili te pengon te shijosh jeten e lire.Meqense analizat te kane dale mire kjo ka rendesi .Do te keshilloja nje konsult me psikplogun .Edhe une vuaj nga ankthi kam keto simptoma qe ke ti por edhe te tjera si rrahje te shpejta zemre gjume jo te qet frike te rri vetem tension i lart her her..Tani kam 2 muaj qe kam gjetur qetesi skam asnje simptome dhe e jetoj jeten me deshira per te ardhmen.
Përshëndetje,
Si u ndjeve porsa e shkruajte këtë letër? Cili ishte mendimi i parë që të erdhi ndërmend? Ti e ke përfundur letrën me një kërkesë “ ju lutem” dhe tashmë qëndron vetëm në shtëpi. Pra ankthi ju ka bllokuar, ka marrë në dorë përditshmërinë tënde duke të penguar të kryesh aktivitetet e përditshme qoftë kjo edhe një kafe. Sa kohë ke në këtë gjendje? A ke persona të afërt, miq apo familjarë që janë pranë teje përgjatë kësaj periudhe? Ke me kë të flasësh?
Nuk është e lehtë të jetosh me ankth… Paniku dhe frika se do të kapë paniku nëse je diku në në një mjedis social është torturuese dhe mbështetja nga familjarët është shumë e nevojshme. Do doja të kuptoja më shumë rreth ankthit tënd dhe atakeve të panikut. Ato të shfaqen me marramendje dhe djerësitje… dhe të shkëpusin totalisht nga realiteti që po përjeton, duke provokuar kështu atë që ti quan harresë. Shpërndëndrimi emocional është kaq i fuqishëm. Më vjen keq për këtë situatë të vështirë që po kalon, por ti po e kërkon ndihmën dhe ky është një hap shumë i rëndësishëm i cili kërkon kurajo. Tashmë, që je qetësuar edhe nga rezultati i analizave mjekësore mbështetja e nevojshme për ty do të ishte biseda me një psikolog dhe këshillimi terapeutik. Nuk e di sesi është mundësia për ty apo nëse ke psikolog që ofron shërbim terapeutik në zonën ku banon, por chati i http://www.nukjevetem.al është në dispozicion për të komunikuar me një psikolog ose psikoterapist.
Menaxhimi i atakeve të panikut dhe sfidimi i frikës për ataket e mundshme në vazhdimësi janë të nevojshme të trajtohen në bashkëpunim me një profesionist.
Kujdesu për veten,
Gjithë të mirat
Arela