Këshilla/Blog

Denis 23.05.2021

Pershendetje !! Veren e 2020 un konsumoja rregullisht cigare hashash nga fundi veres diku nga shtatori me kapi nje gjendje ankthi shum e keqe e kalova me kalimin e kohes po me vazhdon dhe tani por me me pak kriza tani kam probleme te tipit : hipi ne makine dhe me mpihen duart dhe na njeher dhe pak mbrapa koke mpirja e duarve me fillon dhe kur ri ulur ne shesh me duar ne gjunje ju lutem cfar me keshilloni ?

  1. Treko says:

    Edhe un jam njesoj ju lutem stafi ktheni pergjigje

  2. Gabriela Kuneshka says:

    Pershendetje,
    Faleminderit qe zgjodhe te ndash shqetesimin tend ketu! Shpesh here konsumimi i marihuanes mund te nxise apo nxjerre ne siperfaqe simptoma te ankthit dhe jo vetem. Ka raste te tjera, qe marihuana perceptohet si lehtesues i gjendjes se ankthit apo presionit qe mund te shkaktojne detyrimet dhe pergjegjesite e te perditshmes. Me lejo te kuptoj me qarte si ka qene pervoja jote. Ke patur me pare simptoma ankthi apo episodi i pare ka qene veren e shkuar? Cilat jane mendimet perpara se te shfaqen shqetesimet fizike qe pershkruan ne leter; po nderkohe? Ke evidentuar apo vene re ndonje stimul te vecante qe mund te nxise keto reagime tek ti? Je ende konsumator? Nese po, do duhet te reduktosh gradualisht dhe ta nderpresesh. Eshte e rendesishme gjate ketij procesi te besh durim me veten, te perpiqesh te kerkosh dhe pranosh ndihme profesionale ( psikoterapi) dhe te kerkosh mbeshtetjen e te afermve apo miqeve, qe te ofrojne komfort dhe besim. Nese deshiron mund te me shkruash perseri ne formen e letrave ose mund te zgjedhesh sherbimin e keshillimit online falas permes chatit te kesaj platforme. Uroj te kem ardhur ne ndihme!
    Gabriela

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV