Këshilla/Blog

Nertil 24.05.2021

Pershendetje jam nje djale 36 vjeç kam 2 vjet vuaj nga ataku panikut dhe ankthi jam vizituar tek nje psikolog dhe kam marre abizol nuk kam ndonje ndryshim te madh.çfare me sugjeroni ju lutem kam mendime te keqija ne koke.

  1. Flori says:

    Keshtu jam edhe, te.lutem cfare simptomash ke pas para se te fillosh mjekim

  2. Anonymous says:

    Ilacet mundohen te zhdukin simptomat perkohesisht kshuqe te duhet seanca me psikoterapist. Gjej nje terapist te mire edhe vazhdo derisa te jete larguar ankthi.

  3. Anonymous says:

    Si largohet ataku i panikut

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje dhe faleminderit qe na ke shkruar. Per te marre pergjigje nga nje prej eksperteve tane ju ftojme ta ndani shqetesimin tuaj si nje pyetje te re dhe jo si koment.

      Gjithe te mirat,
      Stafi i nukjevetem

  4. MD, MSc. Azra Kraja says:

    Pershendetje,
    Te falenderoj qe na shkruan! Nese ke mundesi mund t’i pergjigjesh pyetjeve te metejshme do te me ndihmoje te kuptoj me shume per situaten tende: Sa kohe ke qe po merr mjekim? Cfare ndryshimesh sheh? Kur thua qe je konsultuar me nje psikolog ke bere nje takim apo me teper? Ke provuar keshillim apo psikoterapi? A mund te me tregosh me teper per mendimet e keqia qe ke?
    Jam e bindur qe ataket e panikut dhe te ankthit jane shume te veshtira per t’u perballuar dhe te pergezoj e uroj te vazhdosh te kujdesesh per veten e te marresh trajtimin e duhur per t’u permiresuar sa me shpejt!
    Mbetem ne pritje te pergjigjes tende. Me te mirat!
    Azra

  5. Nertil says:

    Kam 1vit e ca qe mjekohem nuk rri dot ne nje vend nga frika dhe ankthi

    1. MD, MSc. Azra Kraja says:

      Pershendetje,
      Te falenderoj per pergjigjen! Me shume detaje do ishte shume ndihmuese! Sidoqofte te rekomandoj nje konsulte me mjekun per te diskutuar per mjekimin dhe psikoterapi. Te uroj me te mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV