Këshilla/Blog

Anonimm 30.05.2021

Pershendetje! Kam shume kohe qe vuaj nga ankthi dhe ataket e panikut, per te cilat kam perfunduar disa here ne urgjence. Pervec kesaj kam pasur nje histori abuzimi ne femijeri, qe sa here e kujtoj me shkakton ankth te shprehur. Nuk kam mundesi per te shkuar te nje psikolog dhe thjesht mundohem qe te mbush kohen ne menyre qe te mos kem as kohe te mendoj. Cfare mund te bej per ta permiresuar gjendjen time?

  1. Msc. Dorina Kapaj says:

    Pershendetje,
    Te falenderoj qe na ke kontaktuar. Me vjen keq qe ke kaluar te tilla veshtiresi. Ankthi ne fakt do te vazhdoj te te mundoi per aq kohe sa vazhdon ta shmangesh perballjen me kujtimin e episodit te abuzimit qe ke patuar. Te tilla trauma nuk harrohen dhe shtypja e kujtimeve behet burim simptomash. E di qe eshte shume e veshtire dhe ti ndoshta e ndihen gati te pamundur te perballedh me keto kujtime, por eshte e rendesishme qe ne nje moment te perballesh me ate qe ka ndodhur ne menyre qe te kuptosh qe tashme je rritur dhe jo me aq e pambrojtur sa mund te kesh qene kur ke qene femije. Tashme ti mund te gjesh forcen per ta ndihmuar ate veten femije qe dikur ka perjetuar abuzimin. Une do doja ta vazhdonim kete bisede pak me gjate ndaj te ftoj te me rishkruash ose ketu ose ne chatin e nukjevetem.al

    Gjithe te mirat,
    Dorina

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV