Këshilla/Blog

Vuajtje 02.06.2021

Pershendetje jam nje djale 22 vjec , pathuajse gati nje vuaj nga gjendja e ankthit , e vuaj ne menyra te ndrryshme si psh duke filluar nga frymarrja qe me zor marr frym , zakonisht me ndodh ne pun qe jam shum shum i tensionuar ku cdo gje me te vogel me shkakton merzitje dhe ndjenja shum te cuditshme ne stomak dhe nje frik perbrenda ,
Shpesh her dhe kur jam ne shtepi merzitem dhe friksohem jashtzakonisnt shum edhe pa ndonje arsye baz , nuk gjej asnje arsye per te dal nga merzia apo nga frika qe me merr nga brenda vetes mendoj aq shum saqe e shtyj veten akoma per me keq , ndonjeher nuk dua as veten as te jetoj asgje prej gjeje , Shum faleminderit neqoftese do me pergjigjeni dhe sado pak tme jepni nje shpjegim

  1. Une says:

    Mua zakonisht kjo me ndodh kur jam e stresuar per dicka konkrete.Ndoshta arsyeja jote eshte problemi nese pune ose ambienti i parehatshem.Se di nese kur ke nje problem te duket sikur cdo fushe e jetes shkon keq?

  2. Merzitje says:

    Dhe unn kam pas te njejtin problem , me zgjati per rreth 1 viti e pak por me pas vendosa ta marr situaten ne dore , te mos shqetesohesha per gjera qe nuk kishin rendesi te flisja me 1 ose 2 persona qe i konsiderojq te afert i tregoja per cdo mendim dhe cdo gje , e vetja gje qe te dalesh nga kjo gje eshte te flasesh me nje person te mos mbash gje permbrenda , te mos besh nje jete te bezdishme te mundohesh te japesh dhe te marresh lumturi
    Un vetem keshtu ja dola , duke folum me bashkshorten time sot kemi dhe nje femi dhe kemi nje familje te shendetshme .

  3. Neli says:

    Pershendetje uroj qe cdo gje te shkoje mire !
    Vetem bashkbisedimi me dike qe mund ti shprehesh do te beje te ndjehesh me.mire , dhe te ike ajo e keqa qe ke ( ose nese shikon qe gjendja ka avancuar duhet ti drejtohesh nje specialisti perkates )
    Ju uroj gjithe ge mirat

  4. MD, MSc. Azra Kraja says:

    Pershendetje,
    Faleminderit per pyetjen. E kuptoj qe po perjeton nje gjendje te veshtire me shqetesimet qe te shkakton ankthi. Cfare ka ndodhur kohet e fundit qe mund ta lidhesh me fillimin e ketyre shqetesimeve? Do te doja te kuptoja edhe se cfare ke bere deri tani per ta trajtuar: po merr ndonje mjekim, psikoterapi, ndryshime ne menyren e jeteses si gjumi, ushqimi i rregullt, aktiviteti fizik? Nese jo, keto jane te rekomandueshme per ta menaxhuar sa me lehte. Nje konsulte me mjekun dhe me psikologun/terapistin gjithashtu mendoj qe do te te japin me shume qartesi mbi gjendjen qe po kalon. Uroj te ndihesh me mire se shpejti!
    Azra

  5. Denis says:

    Pershendetje , faleminderit qe me ktheve pergjigje , e gjitha filloj nga vjet qe kur nisi pandemia frika dhe sikleti i perditshem ndoshta me shtyu der ne kete gje dje frika dhe ankthi qe po vuaj sot qe e vuaj ne memyra te ndryshme dhe shum te cuditshme , jam konsultuar me mjekun dhe me ka dhe disa kapsula qe jan disa kokrra qe e perdor 1 ne dir quhet same fast complex , vitamina per trurin dhe mendoj qe permirsojn gjendjen piskologjike , vec kesaj perdor dhe nje qetsues tjeter Bromazepam , e mar dy her ne dit me nga 10 pika , ky i fundit me qetsom disi ndoshta besoj esht edhe e gjitha psikologjike se arrij dot cfar me mundon marrje e frymes dhe frika per me shum gjera tjera , frika e te qenurit ne publik frika per te udhetuar , un jetoj dhe jasht , do doja nje pergjigje se cfar mund te bej a duhet nje konsultim online neqoftese po te lutem si kund te kontakoj

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV