Këshilla/Blog

luana 09.06.2021

kam frik nga airoplani friksohem se do te kem atak paniku ose sulm ne zemer ne fluturim

  1. Bylyre Serjanaj says:

    Pershendetje,
    Se pari te pergezoj qe shprehe shqetesimin tend ne nukjevetem.al. Ne lidhje me friken tende nga fluturimet me avion, do deshiroja te dija me shume. Ti po thua se ke frike nga avioni, se ndoshta mund te kesh atak paniku ose sulm ne zemer. Duket sikur ti nuk e ke provuar ende fluturimin ne avion dhe je duke imagjinuar se mund te kesh atak paniku. Pra, e kam kuptuar gabim apo ti je thjesht duke supozuar dicka qe realisht nuk ka ndodhur me pare? Sa e vertete do te jete kjo, nese ti fluturon me avion dhe peson atak paniku? Po nese kthehemi pak pas ne kohe, kur e ke ndjere per here te pare kete frike? A ka ndonje moment/ situate te jetes tende qe e lidh me friken nga fluturimet? Sa kohe ke ti qe po e perjeton kete frike? Ndihu e lire te me rishkruash ne lidhje me pyetjet e paraqitura me larte dhe per cdo kujtim/ ngjarje qe lidhen me mendimet apo emocionet shqetesuese per ty.
    Deri athere, uroj te jesh mire!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV