Këshilla/Blog

24.01.2019

Prsh. Jam 27 vjece. Kam dy muaj qe kam marramendje pothuajse gjithe kohen, shpesh me ndodh te kem rrahje te shpeshta zemre, debulese ( gjendje te fikti), lemsh ne stomak, here here dhimje ne krahun e majt, ose dhe mpirje te kokes para ose gjendje rendese, pagjumesi. Here me kapin dhe dridhje trupi. Kam bere cdo analize dhe vizite, duke filluar nga vizitat e zemres e deri te rezonance per koken dhe qafen dhe cdo gje del mire, por une akoma vazhdoj me po te njejten gjendje, vertete gjithe kete situate e krijon ankthi? Ka dhe dite qe jam dhe mire por kjo 2 dite mund te zgjase dhe rikthehem ne po te njejten gjendje. Te them te drejten shpesh kam frike mos kam ndonje gje te keqe dhe mjeket spo e kuptojne mbase… Vertete kjo eshte gjendje ankthi????

  1. Dr. Elisa Berdica says:

    Pershendetje,
    faleminderit qe na ke shkruar. Me vjen keq qe ndihesh ne kete menyre dhe qe kjo gjendje po te shkakton kaq distres. Une nuk mund te them nese ke dicka te keqe apo jo, dhe nese mjeket nuk mund ta kuptojne. Nuk jam absolutisht ne gjendje ta vleresoj kete. A ke provuar te flasesh me mjeket per keto simptoma ne detaje?Cilet mjeke ke pare? Ke provuar te flasesh me nje psikiater ose neurologe?
    Ti nuk shprehesh se cfare gjendje mendore je ne kete periudhe. Te shqeteson dicka ne vecanti? Po kalon periudhe stresante ne jeten tende? Kur te jane shfaqur keto simptoma?
    Sigurisht disa nga simptomat mund te jene simptoma ankthi, por ti duhet te identifikosh a ka ndonje arsye per te cilen eshte shfaqur ky ankth? A ke frike nga dicka specifike? A te ndodh te ndihesh keshtu kur je me shume njerez rrotull? Apo te ndodh pa nje arsye? A shoqerohen keto simptoma me mendime te cilat te shqetesojne – pervec frikes qe mund te kesh dicka fizike?
    Pra une do te kisha nevoje per pergjigje te ketyre pyetjeve per te gjykuar me mire.

    Nderkohe, do te te keshilloja qe te flasesh me nje psikolog/e per keto mendime/perjetime qe ke. Nese kjo vazhdon per nje kohe te gjate edhe nese eshte ankth, mund ta zbulosh ne terapi ku mundesh edhe te mesosh menyra e teknika per ta kaluar e per t’u ndjere me mire.

    Gjithashtu mundohu te kesh sa me teper kontakt social, pra qendro sa me afer njerezve te dashur e fol me to per keto probleme qe ke. Kjo te ndihmon te ndihesh me mire e te shikosh situaten tende nga perspektiva te ndryshme.

    Pres te na shkruash serish me pergjigje per pyetjet qe te drejtova!
    Te pershendes,
    Elisa

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV