Ankth, stress, mpirje trupore, mendime pesimiste 05.07.2021
Përshendetje,ka 2 vite qe jam martuar, ende nuk kemi femije por nuk jetojm vetem jemi 6 antare ne familje, ne fillim e kisha veshtie te adaptohem por me vone u mesova me rrethin dhe gjerat e reja qe mi ofroi jeta.Problemi im eshte se para 2 viteve zbulova hiperprolaktinen, pas 1 viti pesova nje lloj ankthi qe ne ate periudhe isha teper e stresuar dhe e merzitur, deri kur pesova mpirje te duarve dhe nuk i ndjeja me(ndjeja vetem si shpim gjilperash)dhe menjeher konsultova mjek, Pas kesaj periudhe,para 1 jave serisht e pesova te njejten gje por jo mpirje te duarve por te kembes, nuk mundja te leviz gishtat dhe ndjeja te njejten gje si te duarve, kam nje ngushtim te shpirtit ndonjeher me duket qe nuk po mar frym siq duhet , shoh endera te perziera te pa kuptimta, kam mendime pesimiste dhe kam qe pendohem per nje gabim qe kam ber me heret, ju lutem me ndihmoni kam nevoj per ndihmen tuaj.