Këshilla/Blog

Miri 08.07.2021

pershendetje , jam nje djal 28 vjec , i diagnostikuar me anemi drepanocitare dhe per kete arsye lash klasen e 9 e ne vazhdim sepse mendja (mendoj akoma) sepse do me tallin per fizikun (sepse jam shum i dobeet edhe shum i shkurter), per semundjen etj.
mendoj sikur do gjykohen ne cdo veprim qe bej , kur ha, kur pi, kur eci ne publik, kur shkoj ne plazh, kam frik kur takoj njerez te rinj, shmang cdo gje qe ka te bej me njerez te panjohur (ose edhe te njohur qe kam kohe qe si kam pare) kam frik kur shkoj ne lokal ,sidomos kur hedhin syt nga un
me djersin duart,me merret mend, me thahet goja
shok skam (kam vetem 2 te ngusht qe i njoh qe 10 11 vite para), te njohur kam plote , te cilet me ftojn per kafe apo per plazh apo ku ta di un , mire po i refuzoj
raporti me femrat eshte 0 , as njoh as me njohim (pervec atyre te 9 vjecares, qe skam me kontakt ) ,asnjher skam dash te njoh , sa shikoj nje femere ne rrug qe me shef ne sy behem sikur do me bjeri te fiket , zemra me rreh fort ,kur me thot dikush tme prezantoj noi shoqe nxjerr justifikime , kam pun , skam lek , apo ku ta di un ca me vjen per momentin
nuk di si tja bej kam me shum se 1 jave qe edhe shoket e ngusht po u nxjerr justifikime per te dal.
Vajta ne psikolog , po asnje rezultat javen e pare sikur mendova se u bera mir po prap e njejta gje, bera 5 6 seanca e svajta me
me falni nqs jam zgjate shume edhe edhe per ndonje gabim qe mund te kem bere ne shkrim
Pyetja ime eshte kjo si te dal nga situata sepse me te vertet nuk jam mire jam mbyllure ne vete edhe spo dal na shpia? (Familja nuk e di arsyen , kujtojn se nuk jam mire nga shendeti fizik)
Faleminderit!

  1. Përshëndetje, faleminderit që kontaktove me faqen tonë! Siç duket të është dashur të përballesh me një sëmundje serioze që në moshë të vogël, e kuptoj që rritja dhe përshtatja me jetën duhet të ketë qenë e vështirë për ty. Nga sa po shkruan, ngjan se ke kapërcyer/je përshtatur me simptoma të tjera të sëmundjes, diçka që është pozitive. Nëqoftëse frika jote për të takuar të tjerët qëndron vetëm tek paraqitja jote e jashtme, do të të sugjeroja të pyesje veten: si do e ndryshonte jetën tënde nqs do të ishe 10 cm më i gjatë ose nëse do të ishe pak kile më shumë? A do të ishin ndryshimet vërtetë të qenësishme? A do të largoheshin ndjenjat e tua të ankthit/frikës/turpit? Kam ndjesinë se ke nevojë për më shumë seanca psikoterapie (5-6 nuk janë shumë) për të eksploruar më shumë për këto ndjesi, ose për shkaqet që mund të fshihen pas këtyre frikërave.
    Gjithë të mirat,
    Veronika

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV