era 12.07.2021
Pershendetja, ju lutem me ndihmoni. Jam shume keq. Me duket vetja si ne enderr, kur kam qene mire dilja jashte me pelqente natyra, nata me jepte qetsi tash jo mr kap panik mendja me thot qeshte kjo bote, dielli, hena bota mr duken quditshme. Kur me ndodh dicka e mire merzitem menoj qe te isha ajo qe kam qene po sjam askund. Mr njr fjalr spo mundem jem ajo qe kam qene? cfare te bej ta kaloj
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Se pari, me vjen mire qe ke gjetur nje hapesire per te ndare perjetimet e tua te veshtira. Hapi i pare per te ndihmuar veten eshte ta kerkosh ndihmen dhe ti e ke hedhur kete hap.
Se dyti, me lejo te te them se kjo qe po perjeton eshte nje veshtiresi e cila mund te kapercehet me pak pune.
Do te ishte ndihmuese, besoj, nese do te gjeje forma te ndryshme per ta perballuar gjendjen e veshtire emocionale/psikologjike ne te cilen ndodhesh.
Keto forma mund te jene: te flasesh me nje profesionist (psikolog/ psikoterapist), te flasesh me njerez te afert tek te cilet beson dhe qe kujdesen per ty dhe te krijosh, brenda mundesive te tua, nje rutine ne te cilen te perfshish aktivitete dhe ushtrime te ndryshme te cilat do te te ndihmojne te menaxhosh stresin/ankthin dhe perjetimet e veshtira (ketu mund te futen ushtrimet e frymemarrjes, relaksimi, meditimi, lutja, ushtrimet fizike, shetitjet, kercimi, leximi, filmat, etj).
Perpiqu te gjesh çfare funksionon per ty, ne menyre qe te shprehesh gjerat qe ndien dhe te shkarkosh ngarkesen qe ke brenda vetes.
Nese pas ndryshimeve qe mund te besh per ta qetesuar veten, nuk do ndiesh ndryshim ne perjetimet e tua, do te te sugjeroja te planifikoje nje konsulte me psikolog (online dhe falas ne faqen tone ne sherbimin e chat-it) ose fizikisht ne nje zyre psikologjie. Ndonjehere gjerat behen me te veshtira sesa mund te perballojme vete, ndaj ne keto raste, lipset te flasesh me nje psikolog/e qe do te te ndihmoje t’i perballosh shqetesimet dhe te rikthesh ekuilibrin.
Te pershendes,
Lediona Braho
Psikologe