~Anonim~ 19.07.2021
Pershendetje! Jam nje vajze 20 vjecare dhe prej pothuajse 5 muajsh jam ne nje gjendje ankthi. Filloi me krize paniku dhe gjate kalimit te kohes kam patur simptoma nga me te ndryshmet: rrahje te shpejta zemre, mosmbushje me fryme, dhimbje koke, ndonjehere dhe tension, frike se mos me ndodh dicka e keqe, se mos jam e semure, se mos hyj ne depresion. Kam bere cdo ekzaminim shendetesor por kam dal mire. Ka dite dhe momente qe qetesohem por shumicen e kohes jam e stresuar . Mendoj se kjo gjendje e ka zanafillen ne largimin tim per studime nga Shqiperia . Ne vendin ku kam shkuar kam perjetuar shume stres. Disa semundje dhe me pas vdekja nje personi te familjes kane ndikuar gjithashtu . Duket sikur cdo shqetesim gjate gjithe vitit eshte grumbulluar dhe ka ndikuar ne kete gjendje qe ndodhem sot. Deshiroj shume te kthehem ne jeten aktive dhe te qete qe beja me pare dhe dua te shijoj cdo moment te jetes pa ankth. Mundohem shume qe te krijoj mendime pozitive dhe jo negative. Barna nuk perdor. Vetem caj kamomili ne momente qe e kam te veshtire te qetesohem. Do ju isha shume mirenjohese nese do te me ndihmonit me keshillat tuaja!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershëndetje e dashur
Gjithe situatat që ke kaluar dhe humbja e nje njeriu te dashur janë arsye shume te forta per te patur atak panik dhe ankth .
Pak a shume ne te njejten situate si ti kam kaluar edhe une . Ke bere shume mire qe nuk ke filluar barna , pervec cajit te kamomilit une fillova te marr magnez dhe vitamina B komplex , u regjistrova ne nje kurs Yoga dhe fitnesi tre here ne jave , mundohem te ha shendetshem , lutem ne zot dhe sepse e di se zoti nuk na ka dhene frymen e ankthit dhe frikes por frymen e paqes dhe jetes , dhe jam pothuaj e sheruar . Mos ki frike sa here vijne simptomat thuaji vetes eshte thjesht ankthi , eshte si nje qen qe leh por nuk te kafshon . Mos u mundo ta luftosh , pranoje ankthin tend ,mundohu te njohesh veten tende emocionet e tua , cfare te shkakton ankth dhe me kohen pa e vene re do shohesh qe ankthi do largohet ashtu sic erdhi .
Te falenderoj shume per keshillat ! Shpresoj qe kjo gjendje te kaloje sa me shpejt !
Pershendetje,
Me vjen keq per situaten qe po kalon, por eshte e rendesishme te kuptosh se gjendja e ankthit apo atakeve te paniku u ndodh nje pjese e konsiderueshme e shoqerise dhe eshte e trajtueshme nese merret ndihma e duhur. Duket qe largimi nga familja, humbja e nje njeriu te dashur per ty kane ndikuar ne kete gjendje dhe eshte normale. Perqendrohu ne nje situate ankthi dhe identifiko se cilat jane mendimet e tua para se te kap ankthi dhe cfare emocionesh perjeton. Sa te bazuara ne fakte reale jane keto mendime? Mund te me shkruash perseri ne lidhje me keto.
Nderkohe ankthi eshte si nje kurbe: ka nje fillim, pike kulmore dhe mbarim. Ne momentin qe perjeton ankth te sugjeroj te fokusohesh ne te tashmen, te kuptosh se nuk ka rrezik real. Fokusohu ne ate qe degjon, ne ate qe sheh dhe ne ate qe prek. Merr fryme thelle dhe ngadale, po ashtu nxirre ngadale deri sa te kuptosh se frymemarrja jote eshte normalizuar. Gjithashtu mendo nje vend te qete dhe te sigurte, larg frikerave te tua. Fokusohu tek ai vend: personin/at me te cilet je, objektet, ngjyrat, tingujt, aromat dhe mundohu te marresh fryme thelle. Ne momentin qe kupton se je qetesuar rikthehu ne te tashmen. Keto jane disa nga teknika qe te bejne te qetesohesh ne nje moment ankthi, por e rendesishme eshte qe ti te zbulosh se cfare ta nxit ankthin, cfare situatash dhe cfare mendime. Ne momentin qe identifikon burimin, e ke me te lehte per ta trajtuar. Nese sheh se kjo gjendje nuk po permiresohet te rekomandoj te kerkosh ndihmen e nje terapisti. Mund te me shkruash kur te duash per pyetjet e lartpermendura. Te uroj gjithe te mirat!
Pershendetje, une qe po iu shkruaj jam nje vajza 24 vjecare. Nuk e mbaj mend cfare ka ndodhur ne te kaluaren time qe me ka shkaktuar kete gjendje, mua me duket sikur cdo gje eshte ok po krejt papritur mendimet me mbytin. Ndihem e lodhur gjithe kohen dhe sapo jam zgjuar dhe gjate gjithe dites, acarohem me te gjithe shume shpejt, jam nervoze. Kam mendime nga me negativet me duket sikur njerezve te mi do i ndodhi dicka sikur do ngelem vetem ne kete bote. Jam gjate gjithe kohes nervoze. Puna qe dikur une e doja shume ka fillur te me bezdis, nuk dua te jem me pjese e saj, me ben te ndihem e lodhur e pavlere. Me duket sikur dicka nuk shkon me trupin tim me duket sikur shendoshem pavarsisht se te gjithe me thone je shume e dobet?? dikur kam qene vajza me e lumtur ne bote dhe tani po jetoj ferrin vetem nga mendimet negative
Pershendetje dhe faleminderit qe e ndate shqetesimin tuaj me ne. Per te marre nje pergjigje nga nje prej eksperteve tane ju ftojme ta ndani shqetesimin tuaj me ne duke krijuar nje pyetje te re dhe jo si koment pasi vetem ashtu mund te merrni pergjigje prej eksperteve te faqes.
Gjithe te mirat,
Stafi i nukjevetem