Anonim 26.07.2021
Pershendetje,faleminderit per kete faqe ku mund te shprehim shqetesimet tona!Une kam nje muaj te plote qe kam mendime te keqija dhe me nisen keshtu:Pasi mora pushimet verore nga shkolla nuk kisha cfare te beja ne kohe te lire dhe shikoja filma si gjithe adoleshentet.Fillova duke pare filma horror edhe pse e di qe jam shume e ndjeshme dhe nuk i perballoj dot.Nje mbremje kisha dhimbje te papare koke edhe pse shume vape une kisja ethe dhe me nisen dhembet te me kercisnin me nisi dhimbje stoamku,djerse te ftohta dhe keputje trupi.Mu duk sikur do cmendesha,te nesermen une nuk rrija dot ne shtepi vetem jo se kisha frike nga ndonje gje?e mbinatyreshme por se mos beja veprime te keqija.Sa here dilja ne ballkon thoja po sikur te hidhem tani me ka kaluar kjo frike nuk e kam me,pastaj mu fiksua po sikur tju bej jeq familjareve ose njerezve dhe kjo gje po me mundon me shume?si mund te mendoj nje gje te tille per njerezit we dua me shume?po dhe per te tjeret eshte gjynah te mendosh keshtu?keto nuk po arrij ti ndaloj dot me duket vetja e cmendur,psikopate
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Te falenderoj qe ndave me ne shqetesimin tend. Frika se mos cmendesh nuk do te thote se realisht te ben te cmendur. Te sugjeroj te fokusohesh te mendimet. Ti tregon simptomat e tua gjate nje mbremje, por fokusohu pak me shume ne ate situate. Cfare ishe ti duke bere ate mbremje dhe cfare po mendoje? A i ke pasur me para keto mendime? Ne lidhje me me friken se mos I beje gje vetes, a ishte thjesht nje frike apo deshire? A ka ndodhur qe me pare ti kesh bere dem vetes? E njejta gje dhe me familjen, ke frike se mos u ben gje familjes apo deshire? A e mendon se si proces se si mund te demtosh veten apo familjaret e tu? Mund te reflektosh ne lidhje me keto pyetje dhe ndihu I lire te me shkruash perseri.
Gjithe te mirat!
Faleminderit per pergjigjen,ate mbremje isha duke naviguar ne rrjete sociale por ngaqe kam qene shume kurioze per fakte,konspiracione gjera te tilla me doli dcika e tille ne instagram.Dhe nuk e di as vete perse mu fiksua kjo gje.Po ishte thjeshte nje frike se mos humbja kontrollin dhe beja dicka.Asnjehere nuk e kam cuar ne mend kete gje jo me ti bej keq vetes,familjareve apo cdo njeriu por ne mendjen time e krijoj si ngjarje si mund te ndodhi dhe stepem.