Mergim 01.09.2021
Pershendetje Stafi Nukjevetem se pari ju falenderoj perzemersisht qe sa her te kemi nevoi per qfardo situate ju kemi pran.
Un kam pasur ankth para 1vit e gjysm e kam trajtuar tek psikologu dhe tash ndihem shum me mir se sa kam qen mu kan larguar disa mendime negative dhe disa gjera qe i kam pasur,por tash kam nje problem tjeter nese ka mundesi ta sqarojm se bashku un jam duke punuar me tregti dhe si zakonisht filloj punen ne ora 08:00 por ne mengjes qe 2 dit ka fillu nje situat e pa kendshme sepse me merren mend shum dhe jam si ne dridhje trupit bllokim ne gjoks kur te kam momentin e bllokimit ne gjoks disi si nje val e nxet ma kaplon trupin harrova ta cek me lart qe edhe kur te shkoj ne shtrat per gjum e kam te veshtir te flej prej te gjitha mendimev negative qe kam pasur te gjitha mu kan larguar vetem e kam problemin me frymarrje mendoj qe spo ngopem me nxen gjumi me del pas disa minutave dhe mendoj qe kam harruar me marr frym pastaj me nxen gjumi dhe ma nuk kam problem deri ne mengjes sme del me gjumi ju kisha lutur per nje keshill nese keni mundesi me ma dhen sepse un i kam ber te gjitha anlizat me kan dalur mir tash dyshimi im eshte tek Helibacteri ose gjandrra teroide vlers e gjandrres teroide me ka dalur free T3 6.47 ndersa free T416.18, ndersa Helibacteri me ka dalur negativ nese keni mundesi mem tregu se me cka behet fjal sipas rastit qe jau tregova faleminderit paraprakisht Rrespekt!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje,
Më vjen mirë që e ke trajtuar ankthin me psikolog dhe që ke arritur rezultate pozitive.
Nga ana tjetër, e kuptoj që je shqetësuar nga simptomat e ditëve të fundit, me të drejtë. Mesa duket, bëhet fjalë për disa shenja që tregojnë se ende mund të ketë vështirësi që të mundojnë. Prandaj do të të sugjeroja vijimin e terapisë dhe nëse do ta shohësh të nevojshme në ditët në vazhdim, një konsultë me një mjek për të përcaktuar nëse do të duhet një mjekim mbështetës për stabilizimin e gjendjes.
Përsa i përket aspektit fizik, thua që analizat kanë dalë mirë. Gëzohem për këtë! Për çdo rast, për rezultatet e testeve, konsultohu me mjekun specialist.
Gjithashtu, të sugjeroj të gjesh mënyra praktike që të ndihmojnë në pakësimin e stresit dhe ankthit (nga ushqyerja e shëndetshme deri te ushtrimet e relaksimit) të cilat do të të ndihmojnë të qetësosh sistemin nervor parasimpatik – i cili është përgjegjës për gjendjen e qetësisë në trup (kjo do të ndihmojë edhe në përmirësimin e frymëmarrjes dhe të gjumit).
Uroj të bëhesh më mirë dhe ta përballosh çdo siklet me më shumë durim dhe forcë!
Të përshëndes,
Lediona Braho
Psikologe
A esht sheruese kjo semundje apo jo si mund ta largpjm pergjithmon ju lutem ktheni prgj