Prsh 17.09.2021
Pershendetje kom shum simptoma te ankthit pa rahati me dridhen kembet duart sikur me leviz diqka ne trup gjate gjithe kohes jam shum e lodhur me flihet shume pa energji nuk dal sepse kam perjetu edhe atak paniku ne shqiperi kur isha pushime kjo ka ndodh qe 3 muaj te themi nga ajo dit nuk jom vetvetja me miret fryma po frikohem shume se mos po me behet ankthi kronik degjoj cdo nate psikologe te ndryshem keshilla poo eshte nje ndjenje e tmerrshme nuk po me le te qete ankthi te jetoj nuk po di ta menaxhoj dua te theksoj qe mar tableta fluksitine qe 2 muaj kam humb pesh kam edhe marramendje shikim te trubullt ndihem e kputur kam qene gjithmone mir mr shendet vetem se kam gjendren tiroide pi terapi T4 qe 5 vite po nuk jam vlerat e larta cdo 6 muaj shkoj ne kontrolle. Ju lutem me ndihmoni me ndonjee keshille si te dal nga kjo situat se nuk dua te mar medikamente me te renda dhe te behem e varur.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje,
Ankthi është një përgjigje normale e trupit ndaj një ngjarjeje stresante. Pra, me shumë mundësi, kjo përgjigje është mësuar në një moment të jetës tënde kur ka ndodhur diçka që të ka stresuar. Trupi ka sinjalizuar se “diçka nuk po shkon mirë” duke “prodhuar” ankth. Mirëpo, ankthi vazhdon të mbetet në trup edhe pasi “rreziku” ka kaluar (kështu funksionon truri ynë!). Ky shpjegim mund të të ndihmojë të kuptosh se PO, ankthi të ka ndihmuar dikur por se tani NUK po të ndihmon më, përkundrazi, po ta vështirëson jetën.
Nga letra kuptoj se po trajtohesh edhe për gjendrën tiroide – e cila mund të lidhet me nivelet e larta të ankthit, por fakti që je në trajtim dhe e mban nën kontroll është pozitiv.
Gjithashtu, ke shkruajtur se ke filluar trajtim me Fluoxetinë prej 2 muajsh; nëse ndien se nuk t’i ka ulur simptomat e ankthit, të sugjeroj të flasësh përsëri me psikiatrin që t’i ka rekomanduar sepse mund të jetë nevoja për ndryshim medikamenti. Barnat ndihmojnë në menaxhimin e simptomave dhe mirë është të përdoren nëse mjeku e gjykon të nevojshme, për një kohë të caktuar. Edhe ndërprerja e tyre duhet bërë me konsultimin me mjekun.
Nga ana tjetër, përveç mjekimit, ankthi dhe ataku i panikut (në të cilin ankthi arrin një nivel piku), duhen trajtuar me psikoterapi. Kontakto me një psikolog ose terapist për të bërë një trajtim.
Gjithashtu, të sugjeroj të gjesh mënyra për ta menaxhuar: ushtrimet e frymëmarrjes dhe të relaksimit ndihmojnë në uljen e ankthit dhe nëse bëhen rregullisht, të paktën për një muaj, shpien në rezultate pozitive. Normalisht, ndihmon shumë pranimi se kemi të bëjmë me një gjendje të trajtueshme dhe më tej, përdorimi i fuqive dhe mbështetjes për ta trajtuar atë.
Uroj t’i gjesh me vlerë këto sugjerime, ta trajtosh ankthin tënd dhe të ngrihesh më i/e fortë pas kësaj eksperience!
Të përshëndes,
Lediona Braho
Psikologe