Anna 21.09.2021
Pershendetje kam gati 3 muaj q vuaj nga ankthi e derealizimi m kalojn atake paniku ndonjiher por problemi im nuK esht ky frika ime me e madhe esht nga derealizimi sepse m duket sikur asnjiher nuok do t kthehem me si m perpara njerezit m duken si t panjuhur nuo e di si mund te vazhoj keshtu.Ju lutem desha tju pyes a vjen derealizimi pwr shkak t ankthit dhe a do kthehem serish n gjendjen e meparshme?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje,
Po e filloj nga pyetja që ke bërë në fund të letrës tënde. Po, derealizimi (shkëputja nga realiteti) mund të vijë prej ankthit kur ky i fundit është i fortë dhe i pamenaxhueshëm. Dhe po, mund të rifitosh qetësinë dhe të bëhesh mirë, nëse e trajton ankthin.
Si çdo gjendje mendore/ emocionale apo edhe fizike, ankthi mund të trajtohet. Të sugjeroj të flasësh me një psikolog ose terapist për të marrë trajtimin e duhur.
Si fillim, mund të përdorësh edhe shërbimin pa pagesë të chat-it në faqen tonë, ku mund të flasësh pa pagesë në chat me profesionistë të Nuk Je Vetëm. Kjo mund të të lehtësojë në njëfarë mase dhe të të krijojë një mundësi për t’u shprehur për gjërat që të shqetësojnë, në kushte anonimati. Më tej, do jetë mirë të planifikosh një konsultë psikologjike.
Nga ana tjetër, të sugjeroj të gjesh mënyra për ta menaxhuar ankthin, duke bërë edhe kërkime në internet mbi mënyrat e zakonshme sesi mund të menaxhohet (ushqyerja, ushtrimet, meditimi, aktivitete në natyrë etj.). Ka një sërë videosh dhe audiosh që mund të përdorësh për të qetësuar veten dhe nëse kjo bëhet shprehi e përditshme, brenda 1 muaji me shumë mundësi, do ndihesh më mirë. Gjithashtu, mbështetja nga familjarët dhe miqtë janë tejet të nevojshme për t’u ndjerë më mirë dhe për të ndarë frikërat dhe ndjenjat e vështira.
Uroj që të gjesh rrugët e tua për ta ndihmuar veten dhe për të marrë gjithë mbështetjen që të nevojitet!
Të përshëndes,
Lediona Braho
Psikologe
Prsh nuk je vetem.al kam nevoj per ndihmen tuaj kam pothuajse 1 vit qe po kaloj nje ankth te madh u be qe ne nentore te 2020 kir mu semur mami me kovid ku e kaloj shume keq 3 dite nuk hante as pinte vetem ne gjendje gjumi une isha atje qe kujdesesha per te ,u tremba shume mendova se do i ndodhte ndonje gje se shikoja dhe babin qe vetrm qante per shkak te gjendjes shendetesore te mamit dhe une qe para tyre sillesha si e fort qe tju jepja kurajo se cdo gje do kaloj dhe mami do behet me mire por une brenda vetes po vuaja shume mami shyqyr e kaloj dhe fal zotit u be mire po une qe nga momenti qe eshte semur mami nuk dua te shkoj me te shyepija e prinderve se me ritet tensioni sa here qe shkoj atje me riten te rahurat me dridhet trupi gjithe muajin dhjetor te 2020 isha me tension te lart 15 me 10 dhe i jepja kurajo vetes qe cdo gje do kaloj pija limon dhe hurdhra dhe tensoni ulej nga tensioni kisha dhe simptoma te tjera si mpirje fytyre,qafe, duarsh,kembesh po thoja i kam nga tensioni po keto simptoma vazhdonin akoma dhe kur nuk kisha tension shkova bera eko teroide me doli mire edhe analizat e teroides shume mire fillova te shqetesohesha nga se po me vin keto simptoma u futa ne gogle te informohesha oer simptomat qe kisha dhe aty gjej nje shumellojshmeri shkaktares sa mu be nje ankth sikur keto simotoma mua me vinin nga ndonje semundje e keqe ne kok dhe cdo dite vuaja brenda vetes deri sa para nje muaji me ndodh nje e rahur jasht radhe dhe me krijon nje shterngim ne kraharor dhe nje gjendje ankthi sikur po kaloja infrakt cdo gje mu eresua thash kaq ishte shkoj te urgjenca beje analizat me doli hekuri shume i ulet 6.5 dola me infeksion te plot ne urin bera dhe ekon e zemres me tha qe kam nje prolaps te lwht fiziologjik qe seshte asnje gje shqetesuese por une qe nga ajo dite kisha shume frik te rija vetem ne shtepi se mendoja mos me ndodhte prap ajo dhe nuk e lija bashkeshortin te ikte ne pube ne momentin qe ai ikte ne pune une villja kisha dredhje trupi behesha shume keq me coj prap me beri vizite te stomaku se nuk doja te haja asnje gje sa e haja e villja dhe diktori me tha se kjo gjendje vjen se ke oezmatim te mureve te brendshem te stomakut dhe me dha nje kur me serume me vitaminen b1 dhe b6 shyqyr kura funksionoj dhe mu rikthye oreksi po problemi qendron se ditet qe une nuk lija burin te shkonte ne pune i beri prindrit e bashkeshortit qe une skisha asgje edhe pse ne te vertet mua me dridhej trupi se depozitat e gjakut i kisha bosh ata i thonin bashkeshortit qe une e kam psikologjike ne keto momente shoh qe bashkeshorti kerkonte nr psikologu ne internet te them te drejten aty u rezova psikologjikisht fillova ti shtoja vetes nje siklet akoma me te madh qe une skam asgje po e kam oroblemin nga truri qe nga ai moment kam rene ne oesimizem me duket sikur do cmendem sikur do beje veprimet e te cmendurve sikur do haroj te shkruaj flas lexoj sikur do haroj njerzit e mi te zemres ka dite qe ndihem e mpire sikur jam ne ender nuk kam qef fare te dal edhe kur flas me nherzit i kushtoj shune rendesi fjalve qe them se them me vete mos me iken mendja dhe them ndonje budallallek cdo dite i ve detyr vetes te rikujtoj cdo gje qe kam bere gjat dites ku kam vajtur ca kam bere ca kam menduar ju lutem kam nevoj per pergjighen tuaj si tja dal nga kjo eresir kam frik se mos humbas arsyjen jam nene e nje djali te vogel ju lutem me ndihmoni ores prgj tuaj ju flm
Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Per te marre nje pergjigje nga nje prej eksperteve tane ju ftojme ta ndani shqetesimin tuaj me ne duke krijuar nje pyetje te re dhe jo si koment pasi vetem ashtu mund te merrni pergjigje prej eksperteve te faqes.
Gjithe te mirat,
Stafi i nukjevetem
prsh kam te njejtat siptoma si ty dhe deralizimin po njesoj , te lutem me thuaj nese je ber me mir nese po si cilat ishin hapat qe more do te me ndihmoje shum
Pershendetje po jam ber m mire dhe si fillim vendosa t shkoja te psikologia dhe t mesoje se nga vinte dhe m tha qe esht ankth dhe duhet t mendosh pozitivisht merru me gjera qe te pelqejn mos e mbaj mendjen atje sepse do kalojn keto siptoma pasi sa m pak ankth t kesh m tha aq edhe m shpejt pakesohen keto simptoma dhe un dhe pse nuk bindesha qe e kisha ankth mendoja se kisha semundeje tjeter vendoasa te bej si tha psikologia dhe besoj se po ja dal jam m mir se isha nuk m jan larguar perfundimisht por q drejt asaj rruge jam prnadaj do t thoja qe t mos e mbash mendjen atje dhe do e kuptosh e vet qe pp behesh m mire