Anonim 04.10.2021
Prsh faqa nuk je vetem.al kam nevoj per nje prgj nga ju do isha e lumtur nese do i kushtonit pak kohe shqetsimit tim .kam qe nga nentori i vitit 2020 ku kalova nje stres te papar mu semur mami nga covid e kaloj shume keq 3 dite as hante as pinte as ngrihej une u kujdesa per te dhe kalova nje stres te papar se duke pare gjendjen e saj te renduar mendova se do ta humbisja se shikoja dhe babin qe ishte duke qare gjate gjithe kohes kjo me friksonte akoma me shume edhe pse para tyre perpiqesha te dukesha si e fort brenda vetes isha e dermuar po i jepja kurajo vetes mami shuqyr e kaloj edhe pse vuajti shume dhe i demtoj dhe teroiden tani shyqyr zotit eshte mire po qe nga momenti qe mami mu semur une nuk shkoj dot te shtepija e prinderve se me riten te rahurat me ritet tensioni me dridhet trupi behem shume keq ,gjithe muajin dhjetor isha me tension te larte 15 me 10 me mpihej fytyra ,duart qafa,kembet ,duart,po mendoja se keto simptoma me vinin per shkak te tensionit te lart por keto simptoma vazhdoja ti kisha edhe kur nuk kisha tension ateher fillova te behesha merak dhe u futa ne google te informohesha se nga se mund ti kisha keto simptoma aty gjeta lloj lloj informacioni qe me zhyten ne nje humner te thell nisa te mendoja se mund te vuaja nga ndonje semundje e rend ne koke kjo gje me torturonte cdo dite e me shume ndihesha e pafuqishme me dridheshin gjunjet thosha e kam nga lodhja se kam dhe nje femij 4 vjec po lodhja sa vinte dhe behej me e madhe deri sa para nje muaji pata nje te rahur jasht radhe qe me jepte shterngim ne kraharor te rahura te larta dhe nje gjendje sikur do me binte infrakt shkoj direkt te urgjenca me bejne analizat me doli hekuri i ulet 6.5 nga 10-120 duhet te jet pastaj vazhdova bera eko zemre dola me prolaps te leht fiziologjik bera eko abdominale dola me mbingarkes kristalesh ne te dyja veshkt me tha qe sduhet te konsumoj te skuqura duhet te pi sa me shume lengje dhe stop kripes kisha dhe infeksion ne urin ,por une qe nga dita qe shkova te urgjenca nuk rija dot vetem ne shtepi pa burin nuk e lija te shkonte ne pune se kisha frik se mos me ndodhte perseri ajo gjendja qe kalova kur vajta ne urgjenc dhe vetem qaja fillova qe dhe ushqim mos te haja fare dhe kur e haja e villja cdo dite po behesha me keq shkova perseri ne spital me than te shtrohesha 4 dite se e kisha nga stomaku me kishin humb lengjet e stomakut por une nuk pranova te shtrohesha ne spital per shkak te cunit qe e kam te vogel dhe i mora serumet ne shtepi per 5 dite por ne momentin qe une qaja per bashkeshortin dhe se lija te shkonte ne pune prindrit e bashkeshortit i than bashkeshortit qe une e kam psikologjike kjo gje me rezoj psikologjin ne vend te me jepnin kurajo ta kaloja gjendjen me shtuan nje siklet tjeter une nisa te dyshoja se mos vertet kam probleme nga mendja qe nga ajo dite me ka kap nje ankth me duket sikur do cmendem sikur do beje gjerat qe bejne ata,me duket sikur do humbas logjiken ,ka dite me duket sikur jam ne ender ka dite qe zgjohem me friken se do haroj te lexoj ,te shkruaj ,me duket ndonjeher sikur sdo jem e afte te beje punet e shtepis nuk dua te dal fare xhiro ne qytet se une jetoj ne periferi ndoshta mund te kete ndikuar dhe kjo gje ne gjendjen time se vajta 8 vite qe jam martuar dhe jetoj ne fshat une vet jam nga qytetikam mbaruar srudimet per ekonomiste dhe skam qene nje dite ne pune po ngela e mbyllur brenda 4 mureve shoqe skam se ketu se vetem pleq ka kjo gje e ka bere me te veshtir kalimit e kesaj gjendje ne te cilen ndodhem tani ndoshta u zgjata shume te me falni por pyetja ime eshte mos ndoahta kam rene ne depresion kam frik se mos cmendem me del gjumi qe ne 4 e 30 te mengjesit cdo dite dhe nuk fle me ju lutem si mund tja dal nga kjo gjendje problemin me te madh e kam ne mengjes atehere e kam me te avancuar ankthin futem ne jutube qe degjoj per ankthin se nuk e perballoj dot behem shum keq
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
E dashur edhe un kam keto simtoma si ty
Pershendetje jane simptom te ankthit te kalojine .. angazhohu sa me shume harro
Përshëndetje, faleminderit që iu drejtuat faqes sonë! Nga sa përshkruani gjendja shëndetësore e mamasë suaj ka qenë pikënisja për një sërë shqetësimesh të tjera për ju në vazhdim. Simptomat që po përshkruani faktikisht janë simptoma që mund të lidhen me shëndetin mendor dhe me shqetësime të ndryshme të kësaj natyre, por mund të vijnë dhe nga arsye të tjera shëndetësore. Nëqoftëse ju keni bërë analiza/ekzaminime dhe jeni mirë nga ana shëndetësore fizike, atëherë mbetet shëndeti mendor. Si fillim, unë do ju sugjeroja të reflektonit për kohën që mamaja juaj ka qenë me COVID, çfarë po ndodhte me ju? Çfarë frikërash janë ngjallur tek ju? Ndoshta jeni përballur dhe më përpara me mundësinë e humbjes së një njeriu të dashur. Gjithashtu, dhe frika nga të qenit vetëm duket se lidhet me një frikë tjetër: të ripërjetimit të simptomave që kishit më përpara. Por, në thelb këto simptoma duket se çojnë në një frikë tjetër, në atë të frikës nga një sëmundje serioze.
Duke qenë se situata juaj tashmë ka kohë që ka filluar dhe ju nuk funksiononi si më përpara, do ju sugjeroja që të kryenit disa seanca psikoterapeutike për të kuptuar arsyen e shfaqjes së këtyre shqetësimeve.
Gjithë të mirat,
Veronika
Pershendetje edhe une vuaj me kto simtoma se nje vit her me kalon e nihem mor her jam shum keq mundohem mi largu same shum nese me jepni nje keshill