Këshilla/Blog

Keli 18.10.2021

Pershendetje!
Kam 4 muaj me ankth dhe se fundmi lexova disa gjera per skizofrenin dhe anormalet.
Tani ri duke menduar sikur do me ze ndonje ka kto semundjet dhe do cmendem.
Ju lutem me ndihmoni me ndonje keshill.
Faleminderit!

  1. Anonim says:

    Wow,kaq shume me te njejtat shqetesime dhe une njejt kete problem kam.Se mos cmendem mos nga momenti ne moment do shikoj dicka joreale,halucinacione(asnjehere skam pare????)nuk e di dmth e cmendim veten me pahir

  2. Përshëndetje, faleminderit që iu drejtuat faqes sonë! Duket se gjendja juaj deri tani është më
    shumë një ankth ose frikë nga mundësia e një çrregullimi, një frikë nga sëmundjet. Ankthi si
    simptomë mund të shfaqet nga një sërë arsyesh, që lidhen me jetën e përditshme, me probleme
    që kemi patur në të kaluarën, me fobi/frikëra të ndryshme, me një traumë të përjetuar, me
    kërkesat për performancë etj etj. Do ju sugjeroja të bënit një konsultë me një
    psikolog/psikoterapist/psikiatër për natyrën e ankthit tuaj, për të kuptuar nga buron, pasi të
    lexuarit në internet mund t’i çojë njerëzit të mendojnë për gjëra shumë serioze.
    Gjithë të mirat,
    Veronika

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV