Këshilla/Blog

lona 08.11.2021

une quhem Lona jom shum ne gjendje tekeqe sedi ka pom vje frigohem per gjithqka,skom ma as vetbesim ,perpara kom qen grua e fort si marsha senet ngat zemre tash per gjithqka brengosem qa fola qa thash ,mos lendova dikan ,zemra me rrah shum shpejt ata ekuk kalu ,ekum kuptu qe veq po frigohem pej ankthi m,mir po tash kom problem se mendime shum kqia me vin ne kok me dukt nganjeher se do sene ikum perjetu dhe me heret dal nga realiteti ju lutem me ndihmon ,mos asht edhe menopauza sepse kam pas problem me cikel me vishin shum me gjakderdhje te nadhe ni vit e gjys ashtu ,pastaj mu ndalen qe kater muaj nuk ikam fare ,ju lutem me ndihmoni qka kom kshtu

  1. Lola says:

    Pershendetje e dashur lLona. E lexova disa here letren tuaj
    Mu dukej sikur e kisha shkruar une.po vetem se une kam kohe qe i kam keto probleme Edhe ne moshe jam perafersisht sa ju ne prag meneopaze .Spo di qysh me dal prej ksaj gjenje se jetoj ne NY e gjuhen se di me shku ne psikolog vec jam tu i ba nga ketu onlajne edhe pak mjekim kam marr prej doktorit.Kam fillu te permirsohem nga simtomat por mendimet ala i kam
    Te lutem me shkruaj cfare simtomash keni apo cfar mendimesh keni se edhe une ne fillim kdilsha prej realitetit e mu dukeshin se i kam kalu ne te vertete
    .Te uroj te shkuara edhe me shkruaj te lutem nese ke mundesi.

  2. Bylyre Serjanaj says:

    Pershendetje Lona,

    Faleminderit qe besove te ne dhe iu drejtove nukjevetem.al. Te shume gra periudha e menopauzes mund te perjetohet me nje gjendje te veshtire psiko-emocionale. Fakti se ti po kalon nje gjendje te tille nuk te ben nje grua me pak te forte. Ankthi eshte i trajtueshem por kerkon kohe. Fol ne lidhje me mendimet dhe frikerat e tua. Fol me personat me te aferm te tu (qofte familjar apo nje mik qe i beson). E rendesishme eshte te kuptosh keto mendimet, nga burojne ato dhe se si ato ndikojne ne perjetimin tend emocional. A te situata se kur je ndjere per here te pare keshtu? Cilat kane qene mendimet e tua? Cfare ke ndjere ti ne ato momente? Cilat kane qene simptomat e tua fizike? Mendimet e tua, sa te verteta dhe te bazuara ne fakte reale jane? Vi re se si mendimet e tua ndikojne ne gjendjen tende emocionale. Identifiko situatat qe ti ndihesh ne ankth, mendimet e tua para se te ndihesh ne ankth dhe se si keto mendime ndikojne ne perjetimin emocional dhe fizik tendin.

    Ankthi eshte nje perjetim qe me ane te kuptimit te burimit dhe te teknikave te ndryshme, ulet intesiteti i perjetimit te tij. Ne momentin qe perjeton ankth te sugjeroj te relaksohesh dhe te kuptosh se cfare po ndodh me trupin tend. Fokusohesh te frymemarrja jote. Merr fryme thelle dhe ngadale, po ashtu nxirre frymen te plote dhe ngadale. Beje kete deri sa te kuptosh qe frymemarrja jote eshte normalizuar dhe po ashtu rrahjet e zemres. Fokusohu te e tashmja, te shqisat e tua (ne ate qe sheh, degjon, prek, nuhat apo shijon). Vi re se si e tashmja nuk eshte nje rrezik per ty. Teknika te shumta relaksuese mund te gjenden lehtesisht ne internet dhe mund te perdoresh ate qe sheh me te pershtatshme per ty. Nderkohe nese ve re se kjo periudhe po zgjat, ndikon ne perditshmerin tende dhe po behet e veshtire per ty, te sugjeroj te kerkosh ndihmen e nje psikoterapisti. Gjithashtu ndihu e lire te na rishkruash dhe/ ose te drejtohesh ne chatin e faqes nukjevetem.al.

    Gjithe te mirat,
    Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV