Johana 08.11.2021
Pershendetje.Nuk eshte hera e pare qe shkruaj ketu kam shkruar dhe her te tjr dhe ne nje far menyre problemit tim i jepet nje zgjidhje.Ath une sapo kam filluar universitetin edhe qe ne daten 17 tetor me filloi nje “mpirje” gjuhe dhe kisha frik mos e kaperzej .Aktualisht e km prp kete problem …ndonje her me duket sikur kam nje lemsh ne gryke…sikur mw merret fryma…po per momentin kam me shum friken e gjuhes se mos me iken .Gjate dites nuk e kam kte problem por mbasdite dhe ne mbremje behet i theksuar.Kam shum frike se nuk e kam as familjen ktu edhe mos me ndodhi dicka.Ju lutem me ktheni prgj .
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Johana, faleminderit që iu drejtove faqes së nukjevetëm. Nuk jam e sigurt nëse kthim i gjuhës është apo ka qenë një problem real për ty apo jo?
– Nëqoftëse ke pasur një kthim gjuhe më përpara, do të ishte mirë të bëje një vizitë. Gjithsesi, nëse kjo të ka ndodhur një herë frika se mos ndodhë përsëri është e kuptueshme.
– Nëqoftëse nuk e ke pasur këtë problem më përpara, ndoshta gjendja jote lidhet me fillimin e universitetit ose me ndonjë situatë tjetër që ka qenë stresuese në atë kohë në jetën tënde? Meqënëse e ke më shumë pasdite, mund të mendosh se çfarë ndodh gjatë pasditeve? Si po e kalon kohën? Me kë je në shtëpi? A ka diçka që mund të të stresojë më shumë në atë kohë? Si bëhet më e lehtë kjo paradite (ku normalisht je në shkollë, apo jo?)? A e bën prania e njerëzve të tjerë më të lehtë/vështirë?
Do të të sugjeroja që ta bisedoje këtë shqetësim me familjarët e tu dhe/ose më shokët/qet. Gjithashtu, mund të shkruash tek chat – i kësaj faqeje për një seancë më interaktive.
Gjithë të mirat,
Veronika