Këshilla/Blog

EK 14.11.2021

Gjate dy muajve te fundit jam duke kaluar nje periudhe pasigurie ne gjerat qe bej dhe dua. Perkatesisht, nuk kam deshire/vullnet te shkoj ne pune, nuk kam deshire te dal jashte, nuk kam deshire te bej gjerat qe me pare i beja dhe shpesh kam nje shtrengim ne gjoks dhe pamundesi frymemarrjeje. Duke qene se puna ime lidhet me procesin e te shkruarit kete periudhe kam pasur edhe shume shkrime/artikuj per te dorezuar sipas disa afateve te caktuara. Ne te gjitha rastet nuk i kam nisur sipas afateve, kjo pasi nuk ulesha dot para kompjuterit te shkruaja, nuk kisha vullnetin ti coja deri ne fund (kjo s’ka lidhje me pertesen, e dalloj qe eshte dicka me e madhe). Kjo ndoshta eshte edhe si pasoje e mbingarkeses te gjerave qe kam marre persiper te bej keto kohet e fundit, dhe shpesh e konsideroj si nje “break down”. Mirepo eshte kaq shume e mindimshme per mua, pasi kuptoj qe nuk po funksionoj dot as si nje njeri, dhe as si nje e punesuar, qe duhet te jete produktive dhe e perqendruar ne maksimum. Çme sugjeroni te bej?

  1. MSc. Sokol Kosta says:

    Pershendetje. E lexova me vemendje pyetjen tuaj. Kuptoj qe keni nje insajt te mire lidhur me veten dhe dinamikat tuaja. Kjo tregohet te “eshte me e madhe”, “break down”. Duket sikur arrin ta dallosh qe ka nje “motiv” qe eshte me I forte se “inercia” e te perditshmes. Pikerisht kete inerci ka ndaluar edhe ky motiv I pavetedijshem. Ajo qe do te rekomandoja duke qene se puna juaj lidhet me “te shkruarin” eshte nje rrugetim psikoterapeutik. Pra te flasesh, te kristaliszosh kete pasiguri qe ndjen dhe te mos “shtysh” me “lehtesimin” nga pesha me te cilen e ngarkon veten per arsye te cilat mund te zbulohen vetem duke pasur nje degjues perballe teje. “Produktiviteti” dhe “perqendrimi ne maksimum”nganjehere jane nje ndeshkim qe I bejme vetes pa e kuptuar. Megjithate se pse e ndeshkojme keshtu veten nuk mund ta zbulojme nese nuk e “clirojme” ate nga kompulsoni I veprimit permes ligjerimit te lire te takimit terapeutik. “the wandering mind” (brenda hapesirave te veta) eshte buka e perditshme e nje ekzistence te shendetshme.

    Gjithe te mirat.
    Sokoli

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV