Keli 22.12.2021
Pershendetje!
Kam disa muaj qe vuaj nga ankthi. Dhe kto dit kam qen shum keq nga mendimet negative. Un kam shum frike nga gjerat e mbinatyrshme apo mbinjerzore ,dhe kur degjoj historira me gjera te tilla me kap ankthi keq dhe futem ne mendime, dhe perpiqem qe te gjej nje arsye shkencore te natyrshme. Kto dit kam degjuar qe njerzit nepermjet endrrave apo vizjoneve qe shikon kur enderron me sy hapur mund te parashikojn te ardhmen. Mua tani me duket sikur cdo mendim apo enderr po parashikoj te ardhemen, ne disa raste me dalin ne disa raste jo, por kur me dalin me kap ankthi shume edhe them me vete rastesi, por pothuajse gjithe diten ri ne ankth se mos me dalin ato qe kam menduar. Kam dhe shum frik se mos mendoj ndonje gje te keqe per familjaret e mi dhe kam frik te fle gjum mos shikoj ndonje enderr te keqe me ta. Perpiqem mos te mendoj shum apo te anshkaloj keto mendime por me shkakton shum dhimbje koke. Jam ne nje gjendje ankthi,frike,paranoje dhe sdi si ta kaloj.
Ju lutem me ndihmoni me ndonje keshill.
Faleminderit.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje dhe faleminderit qe keni shkruar ne faqen tone. Mendoj se gjendja qe ju po kaloni kerkon nje mbiqyrje te menjehershme dhe profesionale nga afer pasi ankthi shoqerohet me mendime reference . kjo do te thote se ju po keni veshtiresi qe te testoni realitetin . ju lutem kontaktoni nga afer me nje mjek psikiater qe te eksproloni me shume permbajtjen e mendimeve dhe te merrni nje ndihme qe tju parandaloje ndonje rendim te metejshem te gjendjes.
Gjithe te mirat,
Mirela