Username 30.12.2021
Hi.Jam 17 vjec vuaj nga ankthi social.M ka fillu q n klas t 7 frikrat e para kur m pyeste ndonje mesuese per mesimin e harroja,kisha nje ngarkes emocionale ose hert e tjera kam preferuar m mir mos t flas.E kam kte gje edhe sot sidomos n vende publike ku duhet t flas ngarkohem emocionalisht nuk di si t shprehem ndoshta edhe di por ngarkesa emocionale esht aq e madhe saqe nuk arrij dot ti gjej fjalet e duhura.Kam kete mendimin para se te flas cfar do te mendojn te tjeret po te dukem keq mos te flas mir do qeshin t gjith me mua.N mendjen time e quaj gj shum t keqe t ndodhte dhe kur ke vetem keto mendime negative normalisht sdo them dot asnje fjal dhe pse mund t di shum mir t flas. Nuk kam mar asnje kure se kam menduar mos e kaloj vet madje si kam thene asnje njeriu.Shum here kam tentuar tjem vetvetja ti them fjalet sic i ndiej sic m vin n mendje por kur ndodhem n vende sociale ngarkohem emocionalisht.Do doja shum t dija cfar do me sugjeronit tbja sepse ankthi n vendet sociale po behet shum i sikletshem per mua
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje, faleminderit që i shkruajte faqes së nukjevetëm. Ankthi social është një çrregullim që shfaqet shpesh në fëmijëri, siç po e përshkruan dhe siç të ka ndodhur dhe ty. Disa këshilla për ta reduktuar janë:
– përgatitja shumë e mirë përpara se të kesh një prezantim ose kur ke për t’u përgjigjur në mësime;
– mund të të vijnë në ndihmë ushtrime për frymëmarrjen që mund të ulin ankthin: merr frymë thellë dhe ngadalë me hundë, mbaje 2-3 sekonda dhe pastaj nxirre frymën. Prit pak dhe më pas përsërite (ki kujdes të mos e bësh shpejt një frymë pas tjetrës sepse mund të përkeqësohet, mund të duhet të presësh 5-6 sekonda). Këto mund të bëhen para se të përballesh me një situatë ankthioze, psh kur e di që do të takosh njerëz të tjerë.
Në një pikëpamje më afatgjatë, do të të sugjeroja të kërkoje ndihmë profesionale për këtë çështje, nëqoftëse këto këshilla nuk funksionojnë dhe nëqoftëse e shikon që ankthi social bëhet pengues për jetën tënde të përditshme. Shkaqet e tij mund të jenë më të thella se sa mendojmë, nuk është thjesht një “turp” nga të tjerët.
Gjithë të mirat,
Veronika
Pershendetje. Desha me mar mendimin tuaj rreth problemeve tmia. Jam nji vajz 21 vjece , para 1 viti e gjys jam fejuar qe ateher fillova tkem shum stres , gjithmon kur mendoja shume rreth te fejuarit tim dhe familjes se tij ndihesha shum keq dhe ne stres , poashtu edhe kisha te vjella te shpeshta, te vjellat vazhdojn edhe tani kur ndihem ne stres dhe ankth. Jam shum e ndjeshme dhe delikate per cdo gje , mendoj gjithmon negativisht. Poashtu e ndjej veten sikur skam vullnet per asgje , nuk ndjej gezim dhe kenqje ne gjerat qe bej …. Dhe kur kam te dal diku heret ne mengjes patjeter e kam te vjell por mendoj se ndodh per shkak gjumit jo te plote. Nuk mund ta ndaj problemin me askend dhe nuk ia shpjegoj dot askuj sepse nuk di dhe si ta shpjegoj problemin qe kam. Ju kisha lut me mdhan dikush pergjigje dhe ndonje mendim sepse mendoj se kam dhe ndonje semundje dhe nuk eshte stresi qe kam gjithmone simptomat e te vjellave.
Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Per te marre nje pergjigje nga nje prej eksperteve tane ju ftojme ta ndani shqetesimin tuaj me ne duke krijuar nje pyetje te re dhe jo si koment pasi vetem ashtu mund te merrni pergjigje prej eksperteve te faqes.
Gjithe te mirat,
Stafi i nukjevet