Këshilla/Blog

anonimee 07.02.2022

Prrshendejtje gati 2 vite qe vuaj nga ankthi kam perhetuar disa raste stresuese dhe e hupa veten kam pasur marremendje ngushtim gjoksi qaja pa shkak merzi mendime negative koken e hututuar pagjumsi parahati por tani keto simtoma me kan kaluar por sdi pse sa her qe shkoj. ne ate shtepi qe i kam perjetuar ato shqetersime me kthehet stresi perseri koka me turbullohet edhe kam ngushti ne gjoks rrahje te shpejta te zemres kur largohem nga aty me largohen
sdi pse kshtu me perseritet stresi sa zgjat stresi pse me perseritet prap

  1. Përshëndetje, faleminderit që iu drejtove faqes së nukjevetëm! Siç kuptoj eksperienca e parë që pate ishte shumë e fortë dhe mund të ndodh që të lë një frikë se do të ndodh përsëri. Është njësoj si në rastin e tërmetit ose të një ngjarjeje tjetër të frikshme/traumatike: nëqoftëse ekspozohemi në diçka që na e kujton ankthi dhe frika mund të riaktivizohen brenda nesh. Do të të sugjeroja të përpiqeshe të gjeje një mënyrë për t’u shpërqendruar kur shkon në atë shtëpi. Ndoshta kjo ndjesi do të qendrojë me ty për njëfarë kohe, por gradualisht do të zbehet. Mos e shmang shkuarjen aty, pavarësisht ndjenjave që të shkakton, por përpiqu ta kalosh duke u marrë me diçka tjetër ose duke e racionalizuar: nuk ka ndonjë arsye logjike pse të ndodh përsëri në po të njëjtin vend.

    Gjithë të mirat,
    Veronika

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV