Këshilla/Blog

Romantiku 11.02.2022

Pershendetje.Para nje viti kalova covidin. Si tip karakterizohem nga ankthi edhe para covid, por tani eshte shtuar. Nuk kam perjetime apo emocione per ndodhite, njarjet e jetes. Ndersa kur bej nje pune, ose nje ndryshim ne shtepi, nuk me pelqen shume pasi kaloje ca kohe, pendohem, them dua ta bej ndryshe, kjo me mundon. Si duhet veproj, me ndihmoni ju lutem?

  1. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike says:

    Përshëndetje,

    Ankthi, pasiguria, pendesa pas një ndryshimi, mospasja e përjetimeve për ngjarjet e jetës… Këto janë disa prej shqetësimeve që ke listuar në këtë letër, të cilën e ke titulluar “Ankthi”. Ndaj më lejo të të pyes e të të nxis në një reflektim përmes këtyre pyetjeve: Prej sa kohësh e mban mend veten kështu? Kanë ndodhur gjëra të caktuara që të kanë mërzitur apo tronditur? Kur? Si je përgjigjur ndaj tyre? Si do doje të ishe ndryshe? Si do doje të silleshe ndryshe e t’i përballoje gjërat e jetës?
    Unë besoj se të gjitha reagimet e sjelljet që ke mësuar janë një përshtatje ndaj gjërave të caktuara që të kanë ndodhur. Sa më herët të kenë ndodhur këto gjëra, aq më herët mund të jenë instaluar këto ndjesi, mendime e sjellje që ke aktualisht. Ndaj mendo e reflekto se nga çfarë të ka mbrojtur ankthi, përse të është dashur apo nevojitur dikur dhe a të nevojitet më tani? Nëse jo, atëherë unë të ftoj dhe të inkurajoj të punosh me ankthin tënd, të gjesh vetë mënyra për ta menaxhuar (ushtrime, sport, aktivitete që të pëlqejnë, ushqime të shëndetshme), por edhe të kërkosh ndihmë psikologjike, për të marrë një ndihmë më të foksuar, më profesionale.

    Të përshendes,
    Lediona Braho
    Psikologe

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV