El 15.03.2022
Pershendetje kam gati 2 muaj qe kam nje gjendje te cuditshme mund ta them ka momente qe me dhemb krahu i zemres qe shoqerohet me aritmi me duket sikur me perzihet qe shoqerohet me germsira marrje fryme me duket sikur po me bie te fiket me dridhet trupi mendoj qe po vdes kur heci me duket sikur nuk kam ekuiliber me dhemb koka dhe si marrje mendje kam ber analizat e pergjithshme vitaminat tiroidet hekurin me kan dal shum mire kam ber ekg dhe eko zemre me ka dal shum mir kam ber eko abdominale me ka dal shum mir kam ber grafi mushkrie me ka dal shum mire nuk e di se cfar kam
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje, të falenderoj që na ke shkruar.
Fillimisht teksa po lexoja shqetësimin tuaj, mendova tju këshilloj kontrollet mjekësore. Duke mos qënë ekspert në fushën e mjekësisë, kryerja e kontrolleve mund të na jepte përgjigje për problemet. Duke lexuar më pas se nuk ka rezultuar të keni asnjë problematik shëndetësore mund të kuptoj se problemet që ju ndjeni kanë natyre emocionale. Pavarsisht kësaj nuk përjashtohet edhe ndikimi i infektimit me covid-19 që ka patur në gjendjen tonë psikologjike. Nga këto që po thoni, mundësia më e madhe është që të jeni duke përjetuar kriza paniku të vazhdueshme. Ataket e panikur ndihen si reale, përjetohen si të vërteta të gjitha ndjesitë që ke përmendur, por nuk shkaktojnë vdekje. Shkaktojnë parehati dhe ndjesi negative. Po më thoni që ka dy muaj që jeni në këtë situatë. Ka ndodhur dicka këto kohë që ka sjell shqetësim ose ngarkesë tek ju? Mund të eksplorojmë së bashku. Pavarsisht se ju mund të na shkruani në cdo moment që të dëshironi si në letra ashtu edhe në chatin online të faqes sonë, do ju këshilloja të ndiqeshit nga një terapist për problematika që mund të vijnë si pasoj e ankthit që mund të jeni duke përjetuar.
Disa nga këshillat që do të jepja kur jeni duke përjetuar këto momente është të merrni frymë thellë dhe të qëndroni në ajër të pastër. Mundohuni të kryeni sado pak aktivitet fizik dhe të rregulloni oraret e gjumit nëse keni probleme me to.
Uroj tju kem ardhur sado pak në ndihmë.
Ditë të bukur
Oliana