Këshilla/Blog

24.10.2016

Pershendetje ! Jam 19 vjec dhe me kapin kriza ankthi sa here kam te bej me fjalime publike. Krizat fillojne me marrje fryme , dridhje , derealizem dhe perkeqesohen derisa arrij ne piken qe shtrohem ne spital. Cfare me sugjeroni te bej ? Faleminderit !

  1. M.Xh says:

    Pershedetje, ne gjendjen qe ju pershkruani me siper do te ishte shume mire qe te takoheshin me nje specialist psikolog per te bere disa seanca se si te menaxhoni ankthin e perjetuar. Une do te sygjeroja qe te punonit me shume me veten, me mendimet tuaja, pra te zevendesoni mendimet negative qe ju vijne me mendime pozitive, te mundoheni te vini ne kontroll situaten, psh nese te fillojne dridhjet, mund te ndryshosh per pak sekonda mjedisin dhe te punosh me mendimet e tua duke i folur vetes pozitivisht. Gjithashtu mund te punosh edhe me frymemarrjn, mund te shohesh disa instruksione ne google per frymarrjen relaksuese, nje teknike shume e mire kjo dhe ndihmuese.
    Te uroj gjithe te mirat.

  2. MSc. Ardita Korriku says:

    Pershendetje!
    Me vjen mire qe na ke shkruar dhe kerkon ndihme per shqetesimin tend!
    Me aq sa na shkruan, me jep idene e nje Ankthi Social. A te ndodh kjo gjendje vetem ne rastet kur duhet te flasesh ne publik, apo ka dhe ndonje situate tjeter sociale qe te ndodh kjo gjendje ankthioze? Kur ka filluar kjo situate? E kuptoj qe nuk duhet te jete aspak e lehte. E megjithate ti je ne rrugen e duhur, duke kerkuar ndihme. Megjithate, ndihma qe mund te marresh ketu, mund te mos jete e mjaftueshme ndaj une do te sugjeroja qe ti te besh disa seanca me psikolog ne menyre te drejtperdrejte. Psikoterapia eshte nje lloj terapie shume e efektshme per problemet e ankthit dhe disa nga ekspertet e kesaj faqe jane specialiste te CBT-se. Nderkohe mund te besh nje vete-monitorim te mendimeve qe ke perpara se te te kape ankthi. Eshte nje cikel i mbyllur i mendimeve, me emocionet dhe situata ne te cilen ndodhin. Ajo qe mund te ndryshohet jane mendimet dhe si rrjedhoje, do shohesh ndryshime dhe ne emocionet. Ne portalin tone ne seksionin Video mund te shohesh nje video informuese mbi ankthin. Gjithashtu, jane provuar disa teknika relaksimi te ndryshme qe mund ti perdoresh si perpara fjalimeve (si frymemarrja diafragmatike) dhe ne momente te lira (relaksimi progresiv i muskujve, meditimi, etj).
    Une shpresoj te te kem ardhur sadopak ne ndihme, por mos e anashkalo sugjerimin e terapise se drejtperdrejte.
    Mos hezito te na shkruash serish.

    Me respekt,
    Ardita Korriku

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV