Këshilla/Blog

04.04.2019

Pershendetje nukjevetem.al ! Do doja te futesha direkt e ne teme , kam gati 1vit me ankth te theksuar ku shumicen e kohes e km te zen duke menduar gjera negative sikur jam e semur nga shendeti ose nga mendja edhe ndodh jo qellimisht por shpesh her e gjej veten duke menduar rreth vdekjes edge semundjeve gje qe me frikson shum . Gjithashtu kam marramendje shum thuajse gjat gjith kohes dhimbje koke shpesh her keputje trupore . Fillimet e ankthit i km patur ndyshe nga sec esht tani pasi me ishte ber fiksim sikur nga momenti ne mom do te beja vetvrasje po nuk ishte ajo qe un doja perkundrazi sa her qe me kapte kjo frik per kete gje behesha shum keq me dukej sikur po cmendesha . Kohet e fundit me esht transformuar ne nje menyr tjt ku cdo gje me duket kaq e cuditshme cdo njeri me duket i cuditshme shpesh edhe vetja saqe mendoj se jm e cmendur . Me duket sikur asgje nuk esht reale sikur nuk jam vetvetja pra shkurt nk jam ajo qe km qen me para . Ndonjeher me duket sikur fillon duke me humbur kujtesa por nuk ka ndodhur dicka e till thjesht me fiksohet edhe me esht ber ndoshta si psikologjike nuk e di . Esht kaq e veshtir te kesh ankth edhe shpresoj te largohet sa me shpejt nga un edhe nga te gjith qe e vuajn kete gje . Do tju falenderoja sikur te me ktheni nje pergjigje se cfar mund te bej per ta larguar edhe a esht ky vertet ankth sepse shpesh her me duket sikur nuk esht . Faleminderit!

  1. Ani says:

    Pershendetje ..edhe un kam te njejten gje ..kam gati 5 vite qe vuaj nga simptoma te ndryshme..mendime negative te pafundme ..simptomat te njejta me ty vitin e fundit i kam shume te theksuara..me duket sikur nuk njoh veten ..sikur nuk njoh familjen dhe njerzit e tjer ..sikur nuk jam un brenda trupit tim..sikur e jetoj jeten n enderr..kam shum frik nga semundjet..shqetesohem shume per shendetin ..gjith dita me iken duke menduar kshu gjerash dhe nuk kam munsi ta jetoj jeten si gjith njerzit e tjere..kudo qe dal cfardo qe bej asgje nuk e shijoj si duhet ..koheve te fundit me eshte fiksuar sikur do filloj te degjoj zera dhe mos cmendem ..me duket sikur me ngatrohet zeri im me njerzit e tjere..nuk di as vet cfare po ndodh me mua..nuk di realisht a esht ankth ..depersonalizim ..depresion.. nuk di nese do ja dal dote ….nuk di me cfare te bej ta ndihmoj veten .

    1. Nobody says:

      Ndihemi ne ankth ter kohes sepse kemi te fiksuar ne tru ndjenjen e perfeksionit dhe te miresis ,,un kam probleme po bej vite dhe mendoj sikur nuk di te bej asgj ne kete jet edhe kur kam provuar kam deshtuar ,nuk kam pasur besim te vetja ,,ndodh dhe sepse shikojm shum shembuj njerzish perdit dhe na bejn te mendojm se ne jemi posht dhe ata jan gjithmon lart ,un ndihem keq ne cdo moment te dites kjo gjendje me ka ber te dal nga realiteti

  2. ka zgjidhje says:

    pershendetje.un jam nje djal 27 vjec dhe un nga ankthi vuaj kisha 4 vite normale mbas heres se fundit qe me ndodhi por kete muaj me kapi prape ljo situate me dukej sikur e kisha plusin e zemres te dobet shum kisha si shpime me shtize ne gjoks dhe shkova bere eko zemra dhe gjith organeve me than je shum mir analiza te gjitha shum mir tani me shqetson nje si zhurme shqtsuse ne darke kur bie qetsi me shqetson shum ju ka ndodhur kjo??! dhe mendoj sikur kam dicka te keqe ne koke dhe nje sy me duket sikur e kam me te zvogluar.mund te me thoni i keni pasur kto simptoma?per gjendjen tone me kete ankth qe kemi sepse jemi bashkvuajtes ju rekomandoj te shkoni ke spitali ushtarak tek neuro psikiater tek godina e pare sa hyn majtas kati dyte esht nje doktor shum i mire para disa vitesh me dha zgjidhje por ska qene ne detyre se ka qene jasht shtetit mbas dites hene vjen.ju uroj sherim sa me te shpejte dhe te gezoni nje jete normale

  3. MSc. Sokol Kosta says:

    Përshëndetje. Kjo tablo që përshkruan haset shpesh megjithatë kjo nuk do të thotë se ajo është e thjeshtë dhe jo unike në llojin e vet. Ankthi në rastin tend eshtë I vetëdijshëm cka tregon se intensiteti i tij është I konsiderueshëm. Kohëzgjatja e tij është gjithashtu e konsiderueshme. Me sa kuptoj ankthi juaj merr si shkas frikën se një “katastrofë” do të ndodhë; një vetvrasje, një psikozë, një sëmundje etj. Ndonjëherë kjo ka kuptimin simbolik të një ndëshkimi ndonjëherë të një dëshire. Mendimet negative që lidhen me këtë pritshmëri rastis që alternohen me shqetësime somatike dhe ndryshime në perceptim si ato që t’i përmend të cilat shtojnë përshtypjen sikur “katastrofa” po ndodh. Sigurisht nuk ndodh asgjë e tillë. As kujtesa (kusht për një funksionim normal) nuk ka humbur, madje dhe ankthi, siç e thua dhe vetë në fjalinë e fundit e cila është shumë interesante, duket sikur nuk është i tillë. Për këtë ndjesi do të doja të më flisje më shumë. Në psikologji ankthi dhe ndjenjat depresive kanë si emërues të përbashkët konfliktin me veten. Ky konflikt mendoj ndoshta është real në rastin tuaj dhe lidhur me të duhet folur që të kuptohet me shumë dhe të gjendet se nga e merr pikënisjen e tij. Mbetem në dispozicionin tuaj. Gjithë të mirat.

    1. Jola says:

      Pershendjetje perseri ! Nuk e di saktesisht se si mund ta shpjegoj me fjal gjendjen time pasi shpesh her kthehet e till qe nuk mund ta shpjegoj as me fjal . Qe ne mosh te vogel kam qen nje tip i pasigurt ne vetvete edhe gjithmon kam patur nje lloj fobie ndaj semundjeve spitaleve etj por nuk kam patur siptoma te tjera thjesht frik po tn sic e km permendur rradhen e kalur tani ajo ka kaluar ne nje stad tjeter qe prej 1viti . Me friksosh shum gjendja ime e tanishme ose me sakt ndihesh e shqetsuar per shqetesimin qe kam . Ndoshta esht kjo arsyeja pse ka ardhur ne kete pik ankthi im sepse jam nje persona qe mendoj shum rreth ankthit dhe gjendjes time . Nuk kam kaluar asgje qe te thoja qe esht ajo shkaku qe tani ndodhem me ankth thjesht nuk e di as une ne vetvete se a esht ankth ky qe kam apo cfar .

      1. MSc. Sokol Kosta says:

        Përshëndetje. Në momentin që nuk e shprehim dot një gjendje ose ndjenjë e vetmja mënyrë që na ngelet është t’i përjetojmë ato. Dhe ne i përjetojmë ato ashtu siç janë, dmth në mënyrë të drejtpërdrejtë, globale, bruto. Fillojmë të shqetësohemi për shqetësimin dhe jo për ndonjë gjë konkrete. E projektojmë në të ardhmen këtë shqetësim duke përfytyruar gjëra nga më të ndryshmet. Sigurisht që ajo që përjetoni është ankth, për me tepër i tillë sepse nuk ka të bëjë me një gjë konkrete, te paktën siç thoni ju. Siç shpreheni në vazhdim, ju mendoni shumë rreth ankthit dhe vetes tuaj. Ndoshta mendoni shumë rreth dikujt dhe vetes tuaj?! Ndoshta do të donit të mendonit rreth dikujt dhe vetes tuaj dhe jo vetëm rreth vetes tuaj?! Ndoshta “nuk kam kaluar asgjë” është burimi i ankthit? Ose më thjesht akoma; çfarë emri do ti vinit ju vete këtij ankthi?. Këto hipoteza i parashtrova me shumë dashamirësi, thjesht për të tërhequr vëmendjen se përgjigja ndonjëherë qëndron “mes rreshtave” për t’iu ftuar t’i konsideroni ato. Mbetem në dispozicionin tuaj. Gjithë të mirat.

  4. Xhulja says:

    Para disa muajve përjetova atak paniku,gjithcka ndryshoi per mua,marramendje,kisha frikë te dilja vetem,kisha dhimbje fizike shkoja vdo dit me spital por nuk kisha gje.Me than e ke psikologjike.Kur mendova se me kishte kaluar gjith ajo gjendje,i dhash force vetes dhe vazhdova t’a pranoj gjendjen tone.Por dicka e cuditshëme po me ndodh me duket sikur nuk njoh veten,sikur nuk jam ajo qe flas dhe veproj,ndihem sikur nuk jam une.Mhndohm te kaloj kohe me femijët dhe bashkëshortin por kjo gjendje nuk me le ti shijoj dhe kam shum frikë.Ju lutem me këshilloni cfar eshte kjo gjendje dhe do me kalojë

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV