Mira 05.05.2022
Prsh kam gati nje vit qe vuaj nga ankthi kam mar mjekime behem mir mbrapa me fillon me kap prap sjam e afte te bej asgje nuk kam deshir te bej asnje aktivitet ndihem shum e palumtur kam shum frik per cdo gje nuk e di pse me kap shpeshherë spo e bej jeten qe beja dikur kam frik se do e vuaj gjith jeten kte gje me frikëson shum kjo gjendje
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Edhe une jam njejt keshtu qe 2 vjet, kam menduar se do jem keshtu per nje kohe te shkurt por jo vazhdon akom dhe po shqetsohem dhe mendoj qe do jem gjithmon keshtu
Përshëndetje Mira,
Faleminderit që i je drejtuar faqes sonë.
Mund ta ndjej dhe kuptoj shumë mirë shqetësimin tënd, kur thua se prej një viti vuan nga ankthi edhe frikën se kjo gjendje mund të zgjasi përgjithmonë. Shpeshherë kjo është frika e të gjithë atyre që preken nga ankthi.
Së pari të kuptosh dhe të reflektosh mbi ankthin vjen në ndihmë shumë për ta përballuar atë.
Mund t’i ndash edhe me ne nëse dëshiron që të kuptojmë më mirë.
Do të të sugjeroja të reflektosh se kur kanë ardhur për herë të parë këto ndjenja ankthioze? A dallon dot dicka me të cilën lidhet më së shumti ndjenjat e ankthit? Mund të ndihmojë të monitorosh pak veten për të kuptuar se në ç’moment aktivizohen këto ndjesi tani: a kanë lidhje me një person ose me një situatë specifike? A ndoshta ka diçka që të shqetëson në marrëdhëniet e tua me të tjerët (shoqërinë, familjarët, persona të tjerët të afërt)? Do të vinte në ndihmë nëse dëshiron t’i drejtohesh edhe ndonjë psikoterapeuti apo chat me psikologët tanë në oraret e caktuara për të kuptuar më mirë gjithë gjendjen.
Sugjerim tjetër për të kaluar gjendjen e ankthit është krijimi i një rutine të shëndetshme si në të ushqyer dhe në të fjetur, marrja me një aktivitet fizik të rregullt, dalja në natyrë herë pas here. Disa sugjerime nga ekspert i fushës. për të përballur më mirë ankthin mund t’i gjesh edhe në videon më poshtë:
https://youtu.be/UK0Q-HP–Rs
Të urojmë gjithë të mirat!
Staf i Nuk je vetëm