Bina 13.05.2022
Pershendetje
Jam nje vajz 20 Vjeqare , dhe vuaj qe gjysme viti nga Ankthi , kam shum frik se mos kem ndonje semundje te keqe , e gjitha filloi per menjeher kur koka filloi te me mpihet edhe mu dukej se kisha 100 kg smundja ta qoja dot , pastaj filluan trubullimi ne sy , me vinte per te vjell , me dhimte koka , mu dukej se me therrte diqka ne kok si ni djegje pastaj bera Ct ne kok e cila me doli mir , isha mir per njo 5 dit pastaj filluan prap simtomat , kisha marrje mendesh mu dukej si me ecte diqka ne kok , me dridhej trupi bera mrt ne kok gjithqka me doli mir por prap filluan simtoma te ndryshme me pihet buza , fytyra , ndonjeher edhe gishti i madh kam friken se mos osht ndonje sulem ne kok , nuk di se qfare te bej
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur edhe un jam 20 vjec edhe vuaj nga ankthi me po te njejtat simptoma si ty te keshilloj te mendosh vetem per mir sepse avash avash do kaloj
Pershendetje un kam si.tomat hala ma keq dhimbje shpine me ec diqka neper trup ethe perdit kani per dit dhitm te reja
Përshëndetje Bina.
Faleminderit që na ke shkruar duke ndarë me ne shqetësimin tënd.
E kuptoj gjithë frikën tënde përballë këtyrë simptomave fizike dhe se dicka më e rëndë mund të ndodhi. Kjo frikë shkakton edhe më tepër ankth që pasqyrohet pastaj edhe në shqetësimet fizike duke u bërë kështu një rreth vicioz.
Së pari është e nevojshme të marrësh kohën e duhur për të reflektuar edhe kuptuar më mirë gjendjen e ankthit dhe se nga vjen, pasi kjo vjen shumë në ndihmë ndaj tij.
A është ky ankth i lidhur vetëm më shqetësimin për shëndetin? A ka pasur një episod ose situatë të vecantë kur ka filluar ankthi? Apo ankthi lidhet edhe me dicka tjetër në jetën tënde: një person, një situatë e caktuar, një pritshmëri e parealizuar apo shqetësim për të ardhmen?
Përgjigja ndaj këtyre pyetjeve mund të të coj tek arsyeja pse ka filluar apo vazhdon ankthi dhe të pranuarit dhe të punuarit me këtë pjesë con drejt uljes së gjendjes ankthioze.
Do të vinte në ndihmë nëse dëshiron t’i drejtohesh edhe ndonjë psikoterapeuti apo chat me psikologët tanë në oraret e caktuara për të kuptuar më mirë gjithë gjendjen dhe për të adresuar sa më mirë atë.
Në linkun më poshtë gjithashtu gjen një video shpjeguese nga një ekspert i yni rreth ankthit dhe disa mënyrave për ta përballur atë.
https://youtu.be/UK0Q-HP–Rs
Të urojmë më të mirat!
Staf i Nukjevetem