Këshilla/Blog

Ankthi dhe Stresi 24.11.2022

Pershendetje, dua te ju pyes rreth problemit tim, kam ca kohe qe jam me terapi medikamentoze por gjendja me eshte perkeqesuar jam bllokuar totalisht saqe kam probleme edhe me degjimin, doja te ju pyes ky problem me eshte shfaqur pasi fillova terapine, dua qe kjo pyetje te i adresohet nje psikiatri te di sakt a eshte nga medikamentet qe mar, sepse me heret skam pasur kete problem, domethene nuk arrij ti degjoj mire fjalet dhe e kam problem te madh kete pjese pasi nuk arrij te komunikoj me njerez normalisht sic beja me heret. Dua ta di a te vazhdoj me terapi ose jo sepse me duket qe terapija eshte duke me bllokuar totalisht. Shpresoj te mar pergjigje sa me shpejte. Ju pergezoj per punen e mrekullueshme qe po beni.

  1. Uarda Beçerri says:

    Pershendetje!

    Faleminderit qe na keni shkruar.
    Me vjen keq per periudhen e veshtire qe po kaloni. Gjendja juaj duhet te kene qene goxha e forte dhe e mundimshme, sidomos tani qe ndjeni dhe simptoma fizike, jeni te bllokuar e ju pengon per te komunikuar me njerezit perreth jush.
    Une do doja te me tregoje me shume rreth vetes. Me se merreni? Cfare gjendje jeni duke perjetuar, ju lutem? Prej sa kohesh jeni ne kete gjendje?
    Cfare medikamentesh po merrni? Prej sa kohesh? Ne cfare dozash i merrni? A jeni konsultuar me mjekun mbi terapine medikamentoze qe ju po merrni dhe sasine qe duhet te konsumoni?
    Shume medikamente kane efekte anesore tek individet qe i marrin, por kjo eshte shume relative. Varet nese trajtimi qe po merrni perputhet me nevojat tuaja shendetsore, nese sasia eshte e duhura, nga kushtet e tua mjekesore, kushtet organike dhe aftesia e trupit tuaj per te absorbuar ne menyre te shendetshme elemente te jashtem sic jane medikamentet ne periudha te caktuara te trupit tuaj.
    Une mendoj te konsideroni te beni nje kontroll te plote mbi shqetesimet qe ju ndjeni tek nje mjek specialist per te patur nje ekzaminim te sakte me mjetet e duhura mbi simptomat tua.
    Mbase nje ritakim me mjekun qe ju ka dhene terapine. Gjithashtu, mund te konsideroni edhe nje takim me nje mjek te specializuar ne fushen e degjimit e ne kete forme, mund te merrni nje panorame me te mire te shkakut dhe zgjidhjes se ketij shqetesimi.

    Te falenderoj e te pres te me shkruash per cdo gje!

    Uarda

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.