Tina 08.12.2022
Kam qe 5vite me ankth kam perdorur terapi po seshte qe mka kalu ,kom pas permirsim nje kohe po tash prap eshte kthy.I kam kalu ato frikat e ndjenjat negative po tash e kom problem vetum koka pom therr pom djeg edhe fytyra si e mpire pom rrin skam force ne trup sndjej knaqesi per asgje thjesht spo mundem me
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje i nderuar, per keto simtoma drejtohu te neurologu sepse edhe un i kame te njejtat te premtoj pik per presje te njejtat i kame
Jam ne te njeten situat. Ekam kalu nuk kam frik nga ankthi se edi me se c esht. Por kam kte dhimbje koke dhe mpirje trupi qe sme behet asgje dhe sme knaq asgje
Pershendetje, Ina!
Faleminderit qe na ke shkruar.
Mua me vjen keq per rrugen e gjate dhe te veshtire neper te cilen ti ke kaluar. Ankthi eshte i perbere nga perjetime mendore e fizike te lodhshme, te veshtira, te forta, te pafuqishme. Eshte nje rruge e gjate me ulje, ngritje, me momente qe te marrin te gjithe energjine, mendime negative qe te marrin te gjithe kohen. Nuk ke deshire te kujdesesh per veten, te ushqehesh mire, te humbet aftesia per te ndjere kenaqesi, te besh gjume te mire e te shijosh gjerat e medha e te vogla te jetes.
Dhimbjet fizike qe ai shkakton jane njesoj te dhimbshme e munduese dhe i shtohen te gjithe simptomatologjise te gjate e intensive te ankthit.
Mesa me shkruan, ke marre terapi prej pese vitesh dhe me vjen mire qe je drejtuar per te kerkuar ndihme. Une dua te me thuash me shume rreth rrugetimit tend. Si ka nisur? Kur ke kerkuar ndihme pasi ka nisur? Cfare terapie ke ndjekur? Ka qene ajo medikamentoze, terapeutike apo e kombinuar? A ke kryer vleresime te herpashershme tek mjeku/psikologu qe te ka ndjekur? Po aktualisht, a po merr terapi?
Mesa me thua, deri diku terapia ka qene ndihmuese pasi te ka bere te kapercesh frikerat e ndjenjat negative qe ti ke patur. Dhe kjo tregon nje ecuri te mire dhe nje njeri qe ka potencial te mire per te mesuar, per te zhbere e per te zevendesuar mendimet, ndjenjat e sjelljet me natyre shqetesuese me ato pozitive e ndihmuese.
Ky mund te jete nje moment i dobet, shoqeruar ndoshta me gjera jo fort te bukura ne jeten tende qe mund te kene ndikuar ne aktivizimin e kesaj gjendje, por ndryshimi per mire i disa prej perjetimeve te tua te meparshme, mund te jete nje tregues se edhe kjo situate mund te kapercehet e mund t’ja dalesh.
Me duhet te marr pergjigje per pyetjet qe te kam drejtuar, qe te mund te te sugjeroj disa gjera mbi terapine qe merr, shpeshtesine apo nese mund te konsideroje dike tjeter per te te ndihmuar.
Nderkohe, mundohu te perdoresh burime te aksesueshme rreth teje per te ndihmuar sadopak veten; bisedo me familjaret e tu, me ndonje shoqe, mundohu te kalosh kohe ne natyre, te marresh ushqim te shendetshem, te degjosh muzike qe ty te pelqen dhe te meditosh mbi gjerat e bukura te jetes (mundohu ta vesh fokusin tek gjerat per te cilat je falenderuese e te bejne te ndjehesh mire).
Uroj te ndjehesh me mire dhe te me shkruash per me tej.
Uarda