Këshilla/Blog

Bani 17.03.2023

Pershendetje
Jam 19 vjec kam 1 vit me ankth ,jam student dhe jetoj ne shtepi me qira , dhe problemi im eshte se me duket sikur le hekurin e robave ne prize para se te dal nga shpia gje qe ne te vertet nuk e bej.Kur jam ne shkoll ose ne pune me kap nje ankth i madh, dhe me mbetet mendja aty dhe nuk fokusohem dot ne shkoll ose ne pun. Para se te dal nga shpija e shikoj qe hekurin e kam heq nga priza, dal i qet dhe kur e kujtoj mbas gjysem ore, me duket sikur e kam len ne priz dhe me kap ankthi dhe ri ter diten per te mbind veten qe e kam heq dhe qe eshte imagjinat ai mendimi sikur e kam len ne priz. Tani kam filluar e shkruaj ne telefon qe e kam heq dhe prap mendja me ben konfuzime. Por shqetsimi im eshte se nuk e di se dhe sa do ri kshu me kte imagjinaten time te gabuar.Po me prish diten komplet dhe keshtu me ndodh edhe per deren e shpis me duket sikur e le hapur edhe per telvizorin, ujin e rubinetit etj. Kur jam ne dite te mire e kam me te thjesht per ta kaluar kete gjendje ,kur jam keq ma mbyt realitetin mendimi keq.Nuk di si tja bej ,dhe mundesin per tu ndjekur nga nje psikolog e kam shume te veshtite.Ju lutem me ndihmoni me ndonje keshill.
Faleminderit

  1. Majlinda says:

    Përshendetje,kjo që ju vuani eshte nga obsesionet obsesive kompulsive ,edhe vet e kam këtë problem,është më të vërtet e vështir dhe shum e mundimshme kjo pjesë sepse të ndikon në jetën e përditshme,me një fjal obsesionet ta prishin jeten dhe nuk të len ta shijosh atë.Sa do që e din se janë vetëm mendime jo reale ,prap thellohesh në to dhe nuk del dot sa do që mundohesh. Un qe shum vite vuaj nga qrregullimi i ankthit dhe mendimet obsesive,tash jam edhe shtatëzënë dhe po e poerjetoj shum rënd

  2. Uarda Beçerri says:

    Pershendetje, Bani!

    Te falenderoj qe na ke shkruar e qe ke zgjedhur te ndash me ne shqetesimin tend.
    E kuptoj shume mire te gjithe veshtiresine qe ndjen dhe sesa kjo gje ndikon funksionimin tend qe nga ngarkesa fizike deri tek ajo mendore. Duket si nje obsesion qe ze nje pjese te mire te dites ne mendimet e tua dhe te ben te humbasesh perqendrimin, kenaqesine, qetesine dhe shume elemente te tjere te cilat i japin kuptim dhe pozitivitet mendjes tone.
    Duket sikur koha e shfaqjes se kesaj gjeje tek ju perkon me kohen kur jeni shkeputur nga familja juaj dhe jeni shperngulur ne qytetin ku studioni. Si ka qene per ju ky tranzicion? Si e keni perjetuar? Po me pare, a ka patur nje sjellje te ngjashme (mbase jo te ketij intensiteti) por dicka qe ishte perseritese, qofte edhe pak here.
    Po ndaj me ty nje informacion me teper mbi cfare jane obsesionet dhe si ndikojne ato. Ato jane mendime, imazhe, deshira te forta apo dyshime te perseritura qe shfaqen ne mendje vazhdimisht. Ato nderpresin mendimet e zakonta te perditshmerise jashte kontrollit te individit dhe mund te jene frikesuese, grafike dhe shqetesuese e mund te te bejne te ndjesh ankth dhe parehati. Me the qe mundesine per tu ndjekur nga nje psikolog e ke shume te veshtire, por une do te keshilloja ta konsideroje, pasi psikoterapia mund te jete teper efikase ne te tilla raste.
    Nderkohe, fakti qe ti ke marre disa hapa duke tentuar te luftosh mendimet e tua me arsye dhe racionalitet (duke formuar fakte per te kundershtuar dhe zhbere mendimin tend) tregon qe mbart nje aftesi shume te mire analitike te vetes dhe punon me te. E di qe mund te kthehet serish ne nje zakon obsesiv, por mund te tentosh te vizualizosh veprimet e tua duke regjistruar me video apo foto aktin e gjerave per te cilat e di qe me vone do te lindin dyshime. Mbase, ekspozimi vizual mund te jete me real dhe konkret.
    Me thua gjithashtu qe kjo gjendje aktivizohet me se shumti gjate diteve te keqija. Une do te keshilloja qe gjate diteve qe kupton qe keto mendime mund te lindin, te sakrifikoni disi dhe ta angazhoni veten ne aktivitete okupacionale argetuese dhe dalengadale kjo mund te fitohet si sjellje (tentativa per te kaluar ne gjendjen e kundert).

    Une uroj t’ju kem ndihmuar disi e te nisni te tentoni keshillat e mesiperme. Ju falenderoj e ju mirepres gjithmone ne faqen tone.
    Uarda

  3. Hi says:

    Para se te dalesh beju nje foto te gjithe gjerave qe dyshon qe i le ndezur dhe kshu sigurohesh duke i pare dhe foto dhe oren qe te sigurohesh kur te jesh jasht

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV