Këshilla/Blog

N 31.03.2023

Prsh, shpresoj qe jeni miré.
Shumicen e kohes jam keq me dhimbje gjoksi, siklet ne gjoks, ngushtim ne gjoks, shtrengim ne gjoks mé éshté prish jeta nga kjo ndjenj e keqe, kam frig qe po me ndodh diqka.
analizat dhe gjdo gje tjeter tregojn qe jam miré nuk po di qka me bo

  1. Nila says:

    Njelloj si ti jam dhe une plus me marrje mendsh☹️

  2. Nila says:

    Njelloj si ti jam dhe un nga ana majte me shum plus dhe marrje mendsh

  3. Anonymous says:

    Edhe un kam 3 vjet me ngushton gjoksi gjith kohen me shtrengon fyti.ishalla e kalojm

  4. Eva says:

    Njesoj jam dhe un a ju ndodh pothujse cdo moment apo jo?

  5. Oliana Manaj says:

    Përshëndetje, faleminderit që na ke shkruar dhe ke ndarë me ne shqetësimin tuaj.

    Po e nis nga fundi këtë letër. Mesa kuptoj i ke kryer të gjitha vizitat mjekësore kështu që po e eleminojnë shkakun mjekësor për këtë shqetësim. Do të dëshiroja që të flisnim dhe të eksploronim më gjatë së bashku në lidhje me këtë ndjesi. Duket se është dicka e lidhur me emocionalitetin dhe aspektet psikologjike. Sa kohë ka që e ke këtë ndjesi në gjoks? A ka ndryshuar dicka në jetën tënde gjatë kësaj kohe? A je duke pritur dicka të re ne jetën tënde
    që ndoshta mund të të ketë shkaktuar ndjesi ankthi dhe pritjeje? Thua që të është prishur gjitë jeta nga kjo ndjesi. Përpiqem ta marr me mend se sa e vështirë është përditshmëria kur ndjen një siklet të tillë .Në cfarë aspeki të jetës të ka ndikuar? Si ka ndikuar ky problem nëpërditshmërinë tënde? Ndoshta janë shumë pyetje por së bashku mund të kuptojmë rrënjët e këtij problem dhe të mundohemi ta mbajmë nën kontroll. Nëse eksplorojmë më tej
    a ka ndodh realisht dicka e keqe sa herë ke patur këtë ndjesi? Mund edhe te ketë ndodhur pornë shumicën e rasteve besoj se jo.
    Zakonisht ndjesi të tilla vijnë si pasojë e ankthit dhe hera herës shtrëngimi në gjoks është edhe një simptomë e atakut të panikut. Ankthi ka shkaqe të ndryshme që vijnë nga situata
    jetësore të ndryshme.
    Në këto raste të këshilloj të marrësh frymë thellë dhe të dalësh në ajër të pastër.
    Përpiqu të kryesh disi aktivitet fizik dhe të rrethohesh me njerëz pozitiv.
    Gjithashtu të ftoj të na shkruash sërish si në letra ashtu edhe në chatin online të faqes sonë.
    Gjithe te mirat,
    Oliana

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV