Këshilla/Blog

Tinaa 16.05.2023

Pershendetje doja nje mendim nga ju vuaj nga ankthi Qe 6 muj ekom kuptu por kam nje problem tjter nuk e di nese ben pjes te ankthi kam fagofobi met vertet jam shum keq perdor escitalopram 10 mg zalasta 5mg por nuk kam ndonje ndryshim po me duket qe akoma me keq jam ju lutem a duhet te i vazhdoj ilaqet apo duhet ae ndrpres ka 10 dit qe i mar barnat falemnderit per pergjigje

  1. Uarda Beçerri says:

    Pershendetje Tina dhe faleminderit qe na ke shkruar!

    Mua me vjen keq per perjetimet e veshtira qe ti je duke kaluar dhe uroj ti kapercesh me sukses dhe sa me mire per ty sa me shpejt. Per mua, eshte vertet e veshtire te jap nje mendim specifik per situaten ne te cilen ndodhesh pa pasur njohuri te mjaftueshme rreth historise tende te shendetit. Ndaj, une do kisha shume deshire te me tregoni me shume per kete gje.
    Perpara se gjithash, eshte e rendesishme te diskutoni me mjekun tuaj per gjendjen aktuale dhe per ndryshimet qe keni vene re ne shendet ne menyre qe te rishikojne planin tuaj te trajtimit e te vleresojne nese ka nevoje per nje ndryshim ne marrjen e tyre dhe nese duhet te merrni ne konsiderate evidentimin dhe trajtimin e ndonje problemi tjeter shendetesor.
    Ajo qe une do keshilloja pervec kontrollave shendetesore eshte kujdesi personal, duke ruajtur nje rutine te shendetshme, ushtrim fizik te mire, relaksim muskujsh dhe praktikimi i teknikave te frymemarrjes, te cilat mund gjithashtu te jene te rendesishme per te menaxhuar ankthin dhe per te permiresuar gjendjen tuaj emocionale dhe fizike.
    Une doja te dija si jane mundesite e tua dhe nese ke menduar te kesh nje takim me nje psikolog per te referuar nga afer perjetimet e tua, pasi ne raste te shqetesimeve qe ti shfaq kombinimi i nje trajtimi mjekesor dhe psikologjik mund te rezultoje i suksesshem.
    Megjithate, perseri insistoj qe hapi i pare i rendesishem eshte te konsultoheni me mjekun tuaj per trajtimin qe po merrni.

    Uroj qe gjerat te shkojne mire, te falenderoj dhe pres te me shkruash serish per vijimesine.
    Uarda

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV