Jona 25.06.2023
Theksoj qe nuk kam mendime qe te vras veten , as qe do vdes , naten fle , vec problemi qe mendoj se do bie nga momenti ne moment
Thjesht dua te kuptoj pse me ndodh keshtu ,,
Para 2 vitesh kalova nje ankth qe u shfaq kot pa aryse dmth pa kaluar asnje tram asgje ,, thjesht trupi im Kishte munges hekuri dhe kisha sh keputje , aty mu fiksua sikur nuk isha mir kisha dicka e sma gjenin dhe u bera histerike per gati 1 vit , porr ngela shtatzan dhe mora super fuqi , dhe u harruar gjitha , linda , dhe gjithcka ne rregull , po tani ka ca muaj , pasi kalova nje grip pak t rend, kam pak probleme me perqendrimin , prsh jam okej jam e fort dal me djalin paradite mbazdite , por me fiksohet sikur nuk qendoj dot ne kembe po nuk u mbeshteta diku , me duket sikur do bie , jo se jam e pafuqishme fuqi kam , thjesht me fiksohet kjo gje ,,Jetoj ne Itali , me keshillo dicka te lutem car mendon te bej ? Sepse dua sinqersht t jem e fort t rrit djalin , Gjith te mirat
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Nga letra juaj me krijohet pershtypja se nga ndjesia se do biesh mund te te shpetoje vetem superfuqia e shtatezanise. Dua te them qe ndjesia e renies mund te lidet me ate te te ndjerit bosh. Eshte interesant fakti qe ti permend qe ne fillim te letres qe nuk mendon vetvrasjen as vdekjen, pasi mendoj se eshte e vertete qe nuk kemi te bejme me “mendime te zymta” por me nje frike nga “vakumi”. Pra jo nga nje negativitet por nga nje boshesi. Mund te shprehesha ndryshe qe ndonejhere e perjeton veten si nje trup pa shpirt (qe bie menjehere) ose si nje shpirt pa trup (qe endet ne eter). Kjo ndjesi shkakton ate “histerine” qe ti permende. kete “histeri” ti nuk mund ta mbushesh me mendime te tuat por vetem me dicka konkrete si shatezania.
Tani qe ke lindur ti ke fuqi por jo superfuqi dhe kjo te ben te bishe serish ne ndjesine se renia mund te perseritet.
Une do te keshilloja te vije ne chat te faqja nukjevetem per nje bisede interaktive.
Video udhezuese per te nisur nje chat ne nukjevetem.al
https://youtu.be/ZjcLbXs-QxM
Gjithe te mirat,
Sokoli