Leo 25.06.2023
Pershendetje, une jam i diagnosifikuar me ankth dhe kam lloje simptomat me dhimbje gjoksi rahje tshpejta te zemres dhe sidomos kam frik nga nje simptom me dridhen muskujt pa vet deshir ngjdo ven te trupit ju lutem nje pergjigje
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshendetje
Është diqka e komplikuar me e diskutu po më besi se nuk je vetem , të gjitha këto simptoma që ti i përmende edhe këtë të dridhjes së muskujve që po të shqetëson i kam përjetuar unë , kjo vjen si pasojë e atakut të panikut , sepse mendon që po ndodh diqka po në fakt nuk ndodh , për këtë arsye trupi reagon edhe munesh me u ndi i tendosur edhe me pas pastaj dhimbje të muskujve e kjo zgjat disa minuta , mua personalisht mu duke që pom zgjat më shumë dhe kjo ndjenj mvike brenda dites ose nates me shpesh sepse mendjen e kisha non stop aty mos po ndodh prap qka nese ndodh prap e kshtu … Unë të garantoj se qekjo ka me kalu , pasiqë unë vet e kom kalu vet e kom provu muna me ta thon me siguri te plot se ka met kalu amo tkisha keshillu edhe sugjeru me kerku ndihm profesionale me shiku ku je e ne cilen faze je edhe qysh mu trajtu e me qka e din vetem eksperti , unë kam kerku ndihm edhe jom mundu në të gjitha mënyrat me u eduku edhe ende kam ankth por jam në proces e sipër qa është kryesorja është se nuk jam qysh kam qenë por jam më mirë fal Zotit edhe njerzve që më rrethojnë edhe profesionistëve …
Edhe un jam me ankth dhimt gjoksi kam frik te dal
Përshëndetje dhe ju falenderoj që e keni ndarë me ne shqetësimin tuaj.
Më vjen keq që po kaloni situata të vështira dhe më vjen mirë për forcën dhe kurajon që tregoni për tu përballur me to.
Duke qenë se ju keni simptoma që shqetësojnë anën tuaj fizike dhe psikologjike, do t’ju jepja disa këshilla të kombinuara.
Si fillim, do ju ftoja të mësoni disa teknika të relaksimit; ushtrimet e frymëmarrjes dhe teknikat relaksimit (si meditimi) janë mjete efikase të përdorura për të zvogëluar ankthin. Përpiquni të mësoni dhe praktikoni disa prej tyre, sepse mund t’ju ndihmojnë të relaksoheni dhe të reduktoni simptomat.
Identifikoni dhe sfidoni mendimet negative; kur jeni në ankth mendimet negative mund të forcohen dhe të përkeqësojnë simptomat tuaja. Përpiquni të identifikoni këto mendime negative dhe ti sfidoni logjikisht ato. Pyeteni veten se sa të vërteta janë dhe cilat janë alternativat e tjera të mundshme, të rëndësishme dhe të bëshme.
Zhvilloni një strategji për menaxhimin e ankthit; përgatitni një listë me strategji që ju kanë ndihmuar në të kaluarën për të menaxhuar ankthin. Këto mund të përfshijnë aktivitete si leximi i një libri, dëgjimi i muzikës, ushtrimi fizik, ose të bisedoni me një mik ose familjar për të okupuar mendjen me aktivitet dhe shkëputur veten disi nga simptomat e ankthit.
Kryeni kontrolle të shëndetit fizik; nëse simptomat e ankthit janë të shoqëruara me dhimbje në gjoks (sic më tregoni) ose probleme të zemrës, është e rëndësishme të konsultoheni me një mjek për të eliminuar shkaqet fizike të tyre. Kur jeni i sigurt se simptomat nuk janë të lidhura me probleme të zemrës, mund të ndihmoni veten duke zhvilluar stërvitje të rregullt, duke ushtruar një dietë të shëndetshme dhe duke shfrytëzuar teknikat e relaksimit të përmendura më lart.
Ajo çka është më e rëndësishmja është të kërkuarit të një ndihme profesionale: Nëse simptomat e ankthit ju ndikojnë në mënyrë të konsiderueshme në jetën tuaj dhe nuk arrini t’i menaxhoni me teknikat e mësipërme, është e rekomandueshme të kërkoni ndihmë profesionale. Psikoterapia dhe ndihma nga një specialist i shëndetit mendor mund t’ju ofrojnë mjetet dhe strategjitë e nevojshme për të menaxhuar ankthin dhe për të përmirësuar mirëqenien tuaj.
Unë ju falenderoj dhe ju ftoj të na shkruani sërish e çdoherë.
Uarda
Persh kam pas kto shqetsime vjet 2023 prej Jana rit deri ne muj in nendor kam pas maramendje shikim te trubullt perqendrim te dobt shtrengim gjoksi krahu imajt mu pijke 50 vizita te kardiologu qe kam bo te gjitha kan dal mirr 2 muj kam qen mirr prap me ka fillu ne Januar te 2024 kam pas shtrengim gjoksi kto 3 muj kom Bo ekg Ekho te zemres ergometri bicikleten pastaj ekg Prap ekg dhe Ekho tezemres kan dal mirr ka bajt hollterin 24 or mirr meka dal dhe prap po kam shtrengim gjoksi pom ritet edhe tensioni nga frika 160/100 edhe Pse i pij tabletat nuk me zbret tensioni gjith diten kjo pom shqetson shum pastaj po kom frik mos pom kapin terahurat eshpejta te zemres jam ne siklet ni kshill aka kush kto simptome si une Flm
Pershendetje dhe falemindetit qe na keni shkruar. Ju ftojme ta ndani shqetesimin tuaj si pyetje te re dhe jo si koment pasi vetem keshtu mund te merrni nje pergjigje nga nje prej eksperteve tane.
Gjithe te mirat,
Stafi i nukjevetem
Naim a je tani me mire sepse edhe un kam kto simptoma dhimbje gjoksi rrahje te shpejta te zemres