Këshilla/Blog

anonim 18.09.2023

pershendetje un vuj prej ankthit qe 2 vite po tash po kom problem po kom levizje te muskujve tpa vullnetshme a osht simptom e ankthit kjo?

  1. Uarda Beçerri says:

    Përshëndetje dhe faleminderit që na keni shkruar për të ndarë shqetësimin tuaj.

    Problemet e lëvizjes së muskujve në mënyrë të pavullnetshme mund të kenë shumë shkaqe të mundshme dhe për ta vlerësuar në mënyrë të saktë duhet nënshtruar një vlerësimi mjekësor të plotë. Sigurisht, ankthi mund të ndikojë në shëndetin fizik, por simptomet që ju përshkruani mund të vijnë edhe nga shkaqe të tjera. Ndaj, hapi i parë i duhur do të ishte konsulta me një mjek për të bërë një vlerësim të plotë dhe të merrni trajtimin e duhur nëse është e nevojshme.
    Për sa i përket pjesës së ankthit, do doja të më flisni më tepër rreth kësaj gjëje. Çfarë simptomash keni dhe a keni kryer ndonjëherë një vlerësim tek një profesionist? A jeni nënshtruar ndonjëherë një forme trajtimi dhe nëse po si ka qenë kjo ecuria e saj?
    Ndërkohë, unë do ju këshilloja disa teknika që do t’ju ndihmonin për të ulur nivelin e simptomave të ankthit.
    Përdorni teknika të relaksimit muskular progresiv për të ulur tensionin e muskujve. Kjo përfshin tensionimin dhe pastaj relaksimin e çdo grupi muskujsh për një periudhë të shkurtër (mund ti referoheni videove të ndryshme në website zyrtare mbi shëndetin mendor).
    Një frymëmarrje e thellë dhe e ngadaltë mund të ndihmojë gjithashtu në uljen e simptomave të ankthit. Provojeni duke marrë frymë thellë dhe lëshuar atë ngadalë.
    Edhe trajnimi i vetes mbi meditimin dhe praktikimin e ‘mindfulness’ mund të ndihmojnë në kontrollin e ankthit dhe në ruajtjen e vetëdijes në momentin e tanishëm (sërish mund ti referoheni videove në site zyrtare mbi shëndetin mendor).
    Kujdesi për veten është një element shumë i rëndësishëm në përmirësimin e shëndetit mendor dhe fizik; ushqim i shëndetshëm dhe aktiviteti fizik i rregullt.
    Nëse ende nuk jeni drejtuar deri më tani dhe nëse ankthi vazhdon të ndikojë në jetën tuaj, unë do ju ftoja të konsideroni konsultën me një specialist të shëndetit mendor.
    Ndryshimi i stilit të jetesës dhe kujdesi për shëndetin tuaj në të gjitha drejtimet mund të ndihmojnë në zbutjen e simptomave të ndërlikuara të ankthit.
    Unë ju falenderoj shumë që komunikuam bashkë dhe ju ftoj të komunikojmë sërish për më tej.

    Faleminderit dhe pres të më shkruani,

    Uarda

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV