02.05.2019
Pershendetje jam nje vajze 17 vjecare.Une vuaj nga ankthi te pakten keshtu mendoj sepse tensinohem per cdo gje ,kam frike se mos humbas njerezit qe dua,I kontrrolloj nese marrin fryme kur flene dhe e mendoj se te nesermen ata nuk do zgjohen kur e mendoj kete filloj qaj dhe dridhem,rri shpesh pa gjume,ndihem e vetmuar ose shpesh dua te rri vetem sepse kur jam me te tjeret nervozohem dhe filloj u bertas atyre.Kam nje deshire per te lenduar veten shpesh sepse mendoj se ashtu do me pakesohet ankthi dhe sdo I mendoj me keto gjera..Thjesht sdua te jetoj më me kete ankth…
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje!
Je shume e re per te pasur keto mendime per veten dhe te vuash nga ky ankth. Qetesohu….ne kete bote jemi te gjithe kalimtare qe as lindjen e as vdekjen nuk e kemi ne doren tone.
Po humbet gjene me te rendesishme, te tashmen….., mendo pozitivisht , mendo per deshirat, lutu per to, pra ndrysho fokusin. Fokusohu ne gjerat qe te lumturojne jo ne frikerat e tua … dhe ta siguroj qe me kalimin e diteve do te behesh me mire , ke pranuar te behesh pre e frikerave dhe mendimeve negative, bota eshte shume e bukur .Dil shetitje , fol me dike qe ke besim, nese e ke te pamundur si fillim hap 1 ditar dhe shkruaj te gjitha gjerat qe ke ne mendje , shkarkoj ne leter. Une jam me e rritur se ju dhe e kam kaluar kete problem, fakti qe ti po kerkon ndihme tregon se ti e do veten tende dhe ky eshte nje hap pozitiv. Shpresoj te kem ndihmuar sadopak , gjithsesi keshillat nga ekspertet patjeter jane me te vlefshme !
Pershendetje ! Kam prej 3 vitesh tashme qe vuaj nga shume crregullime me natyre stresin dhe ankthin . Nga ato qe kam lexuar dhe praktikuar per te shmangur perkeqesimin e situates do te sugjeroja te shkruaje friken e momentit ne nje leter dhe ta grisesh ose ta djegesh , kur do te kontrollosh te tjeret a marin fryme , thjesht mos e bej . Te levizesh nga vendi gjate nje ataku paniku ti sben asgje per ta permiresuar perkundrazi trupi jot e quan si nje alarm te kuq dhe behesh me keq . Kur te kalosh ne nervozizem thjesht praktiko frymemarrjen e thelle . Me beso do ndihesh me mire por nuk do jete zgjidhja perfundimtare . Konsultohu me nje psikolog sic une bej ndonjehere do doje dike qe vetem te degjoje .
Faleminderit per mbeshtjetjen e vleresoj shume!!
Përshëndetje. Një hipotezë që mund të ngrihet lidhur me çfarë shkruan është se ankthi duket se vjen si pasojë e zemërimit (agresivitetit) që ke/ndjen ndaj njerëzve që do, agresivitet i cili sigurisht është i përzier gjithashtu edhe me dashuri. Arsyet për këtë mund të jenë të shumta. Ky është një fenomen i zakonshëm dhe për këtë nuk ke pse shqetësohesh. Të gjitha frikërat që kanë si shtysë merakun për shëndetin e njerëzve të dashur mund të kuptohen nga ky këndvështrim si shprehje e kundërt e agresivitetit tend të fshehur. Ose si shqetësim që ke për veten I cili zhvendoset tek të tjerët. Dhe lëndimet ndaj vetes për të ulur ankthin mund të kuptohen gjithashtu si “ndëshkim” për agresivitetin tend të fshehur ndaj të dashurve, një mënyrë për të ulur ndjenjën e fajit, dhe ankthin që e pason këtë ndjenjé faji, ose si agresivitet I zhvendosur tek vetja por që në fakt adresohet tek të tjerët. Këto ndjenja agresive nëse shprehen pakësohen dhe një marrëdhenie tjetër krijohet me njerëzit e afërt. E përsëris këto ndjenja agresive janë normale por duhet të gjejnë kanalet dhe mënyrat e duhura për t’u shprehur. Ajo që nuk i ndihmon ato janë të mos i pranojmë se i kemi. Një hipotezë tjetër, nisur nga mosha juaj, është edhe vështirësia që haset në adoleshencën e vonë(17-19) për të vendosur përfundimisht një identitet të vetes. Ky hap, duke qenë përmbyllës, shkakton mjaft ankth dhe pasiguri I cili pasohet nga zemërime të herëpashershme. Mund të më shkruash në vazhdim nëse dëshiron të hulumtojmë së bashku më tej. Gjithë të mirat.