Keli 18.10.2023
Pershendetje
Jam 20 vjec dhe vuaj nga ankthi. Problemi im eshte se me duket sikur njerzit duan te zihen me mua. Nuk eshte asnje person qe kam problem por kam frike se mos vin ndonje situat qe mund te zihem me nanjerin dhe kam mar shume frike sidomos nga personat sherxhinj ose te rezikshem qe fatkeqsisht ne shqiperi ka shume. Kur shikoj nanjerin qe me sheh mua me duket sikur do vi e do zihet me mua, kam mar shume frike nga sherret saqe kam frik te kundershtoj njerezit se me duket sikur do vin dhe do zihen me mua ose nga frika e madhe imagjinoj sikur njerzit qe shoh rrugve i kam shar ose i kam ber ndonje gjest sharje dhe nga ankthi madh mezi mbledh veten qe ishte thjesht imagjinat dhe jo e vertet, biles kam filluar edhe ti ekzagjeroj skenat ne mendjen time.
Kur kujtoj nanjeher ngjarjet e se shkuares me duket sikur i kam shar njerzit qe ne te vertet nuk i kam shar dhe me duket sikur kta njerez tani po me kerkojn dhe do vin te zihen me mua ose kur me del nanje i njohur perpara me duket sikur kam probleme me ate nderkoh qe me ate as nuk kam folur asnjeher. Me duket sikur njerzit do me ndjekin dhe do me rahin. Me kap ankthi me ndonje person te caktuar qe e kam frike dhe me duket sikur do me dal kudo dhe kur dal i shikoj njerzit me vemendje qe eshte apo nuk eshte ky person, nuk iki dot per qefin tim, kam nje ndjenj sikur ndonjeri po me ndjek per te me ber keq. Kur iki ne shpi qetsohem, mendoj qe si kam ber gje njerit dhe nuk me ka ber gje njeri dhe ri i qet, pastaj kur dal me fillojn keto frikera. Nuk e di pse mendoj keshtu sepse nuk kam gje me njeri, por ndoshta ngaqe ndihem i pambrojtur dhe ne shqipri mund te hysh ne konflikt shum thjesht. Ju lutem me ndihmoni me ndonje keshill qe mund te me ndihmoj qe ta kaloj kete gjendje.
Faleminderit!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje dhe të falenderoj që ke ndarë me ne shqetësimin tënd.
E kuptoj të gjithë situatën e ngarkuar që po përjeton dhe që të mban disi në një gjendje të dyzuar.
Nga gjithë kjo situatë e ndërlikuar për ty, si fillim do të këshilloja të identifikoje mendimet negative. Përpjekja për të kuptuar burimin e këtyre mendimeve është hapi i parë drejt menaxhimit të ndjesive ankthioze.
Mëso teknika të thjeshta të relaksimit si frymëmarrja e thellë dhe meditimi për të zbutur nivelin e ngarkesës në momente të vështira.
Përpjeku të vlerësosh rrezikun real të konflikteve apo situatave që imagjinon. Shumicën e kohës, mendimet ankthioze janë të bazuara në frikëra të tepruara dhe situata të padëshiruara që pothuajse nuk ndodhin asnjëherë.
Përqendrohu në vetëvlerësimin pozitiv duke besuar tek vetja dhe duke i thënë asaj që mundesh dhe e ke të gjithë potencialin për t’ja dalë dhe për të kapërcyer këtë situatë.
Gjithashtu, do të këshilloja të keni një aktivitet të mirë social duke mos e izoluar veten për shkak të mendimeve që ke. Takohu me miq e të afërm dhe përpiqu të praktikosh aktivitete sociale. Është e rëndësishme të jesh i hapur ndaj tyre për të ndihmuar në procesin e kalimit të kësaj gjendje.
Mos e harro dhe përpiqu të kujtosh gjithmonë se ekzagjerimi i situatave dhe mendimeve është një karakteristikë e ankthit dhe nuk është reale. Njohja e kësaj është hapi më i rëndësishëm drejt menaxhimit të tij.
Nëse mendon se po bëhet e pamundur për tu menaxhuar vetë si gjendje, unë do të ftoja të konsideroje një konsultë me një profesionist të shëndetit mendor për ndihmë më të specializuar.
Ne jemi këtu, ndaj mos hezito të kërkosh ndihmë për të kaluar këtë gjendje.
Të falenderoj e të ftoj të dëgjohemi sërish.
Uarda