Këshilla/Blog

Era 05.11.2023

Prsh,keto dite Jam duke u ballafaquar Me ankthin,kam shume gjera per te bere mirepo nuk arrij ti bej sepse ankthi Po me sulmon.Sa here qe dua te bej diqka sa do e Vogel qe eshte ndjehem e lodhur,kam marramendje si dhe me duket sikur Koka me eshte fik ne minut.
Nuk e di qfare te bej ,nese qendroj ne shtepi te pushoj ndjehen njesoj Po edhe kur dal njesoj ankthi eshte ketu.
Une Jam gjithashtu nje Person qe kam frike qe ka baze negative .
Nuk Po e di si te veproj dhe nuk Po e di qka Po mundohet te tregoj ky ankth i imi.
Per qfr arsye eshte ketu ankthi qka nuk eshte ne rregull me mua,kam harruar veten apo qka nuk Po shkon me mua cilin ze te mrenda meje nuk Po arrij ta degjoj e ai Po flet ndermjet ankthit .

  1. Uarda Beçerri says:

    Përshëndetje Era dhe të falenderoj që na ke shkruar.
    Më vjen keq që je duke kaluar momente të vështira dhe më bëhet qejfi në të njëjtën kohë që ke zgjedhur ta ndash këtë shqetësim. Është shumë e rëndësishme të arrish të kuptosh se je në gjendje të ndihmosh veten.
    Ajo që unë fillimisht do të sugjeroja do të ishte të nisësh të organizosh punët e tua duke i dhënë atyre rëndësi sipas prioritetit e duke shmangur ngarkesën dhe shpërqëndrimin në të njëjtën kohë të shumë detyrave.
    Gjithashtu, gjatë kohës që ndjen se gjendja po aktivizohet, do të ftoja të vëzhgoje me kujdes duke u munduar të identifikosh burimin e kësaj gjëje që po përjeton, të cilën ti e quan ‘ankth’. Pasi të vëresh me kujdes, përpilo një listë të situatave ose gjërave që u bënë shkas për të nxitur dhe rritur këtë përjetim tek ti. E gjithë kjo situatë ndihmon për të identifikuar shkakun kryesor të ‘ankthit’ tënd, sic i referohesh dhe ky është hapi i parë drejt kapërcimit të kësaj vështirësie.
    E kuptoj që ndjen një ngarkesë të lartë nga kjo gjendje, ndaj do sugjeroja ti krijosh vetes mundësinë për tu relaksuar. Gjej një hapësirë të qetë dhe të rehatshme ku mund të relaksohesh. Mund të përdorësh teknika të thjeshta të meditimit ose frymëmarrjes të thellë për të ndihmuar në uljen e ‘ndjenjave të ankthit’ në momentet e ngarkuara.
    Nga mënyra sesi më ke shkruar, arrita të ndjeja lodhjen dhe ngarkesën që je duke përjetuar në këto momente, por shoh gjithashtu një vajzë të re, energjike, kurajoze e me të gjithë energjinë për të ndihmuar veten. Përqendrohu në forcën dhe cilësitë e tua pozitive. Ti mundesh t’ja dalësh, ke shumë gjëra të bukura për të bërë dhe patjetër do të takohesh me mundësitë për ti realizuar. Thuaja vetes me zë të lartë të gjitha afirmimet pozitive që ke për veten në mënyrë që të kesh më shumë besim tek ajo.
    Kujdesi për veten është gjithashtu një armë e fortë e ruajtjes së shëndetit tonë fizik, ndaj një mënyrë e shëndetshme të ushqyeri dhe ushtrimi i aktiviteteve fizike mund të kenë një impakt pozitiv.
    Unë besoj fort që do mundesh t’ ja dalësh e ta menaxhosh këtë moment, por nëse ndjen se ‘ndjenjat e ankthit’ vazhdojnë të jenë një problem, mos ki frikë e mos ngurro të kërkosh ndihmë nga një specialist i shëndetit mendor.

    Kujto se nuk është e pazakontë që gjithkush të përjetojë një moment të tillë në jetën e tij, por ekzistojnë burime dhe shërbime të ndryshme për të ndihmuar në menaxhimin e tij.
    Të ftoj të na shkruash e të mos ngurrosh të na kërkosh ndihmë kur e ndjen të nevojshme.
    Të falenderoj shumë dhe pres të ridëgjohemi sërish.

    Uarda

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV