Këshilla/Blog

anonim 12.11.2023

Pershendetje stafi nuk je vetem.
Vuaj nga ankthi dhe ataket e panikut qe moti nuk e kam ditur qe kam ankth shkoja ne mjek te zemres deri pas nje kohe qe pata nje atak paniku te rend. Aty filloj gjithqka nuk isha me e njejta perdori medikamente i kam ndaluar me rekomandim te psikatrit por me eshte kthyer prap pas nje kohe tash i perdori prap. vetem medikamentet me ndalojn ataket e panikut ndersa ankthi eshte aty me mua gjate gjithe kohes po ankthin mund ta menaxhoj por ataket e panikut nuk mund ti duroj me sjellin nje frike vlen te theksoj qe kur i ndalova medikamentet pata atak paniku pas nje kohe te gjate po nuk ishte i frikshem problemi eshte qe kur kam atak panik pastaj nuk mund ta marr veten fillon gjithqka nga fillimi dhe me duhet ti marr medikamentet ti ndaloj sepse te lodh aq shume sa smund ta perballoj dua te jetoj e qete. Dua ti le medikamentet po nuk di si ta zhduki kete gjendje te jetoj e lumtur prap te jem vetvetja te vazhdoj te jetoj e qet. Nese keni ndonje keshille a po pervoj i pres pergjigjet e juaja.
Faleminderit!

  1. Uarda Beçerri says:

    Përshëndetje e dashur dhe të falenderoj që na ke shkruar.
    Është shumë e rëndësishme që po kërkoni ndihmë për të menaxhuar gjithë cfarë po përjetoni. E kuptoj që është e vështirë, e mundimshme dhe që kërkon kohë, por me vetëdijësimin mbi situatën dhe me suportin e duhur do mund t’ja dalësh ta superosh. I vlerësoj të gjitha përpjekjet qe ke bërë për të ndihmuar veten, duke iu referuar një mjeku profesionist, duke ndjekur terapinë medikamentoze dhe të gjithë udhëzimet e mjekut tuaj. Duket që jemi në një situatë ku ndihma që keni marrë ka qenë efektive deri në një pike, ku ka ndihmuar në menaxhimin e simptomave dhe uljen e tyre, por tani ndjeni se jeni futur në një cikël vicioz, i cili më tepër po ju lodh dhe po ju mundon sesa po arrin të ndihmojë.
    Mendoj, që në pikën në të cilën kemi mbërritur është e nevojshme të arrijmë të kuptojmë shkaqet e përjetimeve që ti ke dhe të identifikojmë faktorët që shkaktojnë ankthin. Nuk e di si janë mundësitë tuaja dhe nëse e keni menduar të kryeni konsulta me një psikolog. Mendoj që do mund të ndihmonte në kuptimin e gjendjes tuaj në një aspekt më të gjerë, më të thellë dhe më të hollësishëm. Kjo, për të kuptuar gjendjen e ankthit më tepër sesa ataket e panikut pasi mund të jetë kjo shkak për ti prodhuar ato dhe mbërritja tek shkaku do ndihmonte dhe në trajtimin e pasojave.
    Ndërkohë, unë do këshilloja të kryeni vetë disa aktivitete që mund të ndihmojnë në minimizimin e simptomave që përjetoni.
    Përpiquni të përqëndroheni në aplikimin e një frymëmarrje të thellë gjatë një ataku paniku. Thithni frymë thellë dhe lëshojeni dalëngadalë. Kjo mund të ndihmojë në rregullimin e sistemit nervor. Përdorni praktika të meditimit dhe mindfulness për të ndihmuar në kontrollin e mendimeve dhe ndjenjave tuaja. Fokusohuni në momentin e tashëm duke i imponuar vetes largimin nga mendimet mbi të ardhmen apo të kaluarën. Mundohuni të bëni aktivitet fizik rregullisht. Ushtrimi ndihmon në uljen e niveleve të ankthit dhe tensionit. Mund të provoni gjimnastikë, ecje apo një sport që ju pëlqen.
    Përpiquni të planifikoni si do të reagoni në rast të një ataku të mundshëm. Përdorni afirmime pozitive dhe mendoni për momentet e suksesshme të kaluara nga ju.
    E di që nuk është e thjeshtë, ama mund të punojmë me veten për ta kaluar dhe për t’ja dalë më së miri.
    Unë të falenderoj dhe pres të dëgjohemi sërish.

    Uarda

  2. Alban says:

    Pershendetje , jam nje djal 18 vjec kam afro 10 muaj qe vuaj nga anthi dhe ataket e panikut , jam vizituar ne mjek te pergjithsesh dhe me kan then qe je ne rregull , por se lash me kaq dhe u vizitova ne specialist zemre me eko dhe te gjitha than prap qe je ne rregull me dolen pozitive ,, tani avash avash kam filluar ta menaxhoj pak ankthin, por problemi im esht qe ndjej dhimbje midis shpatullave dhe dhimbje kembeve , kemb te ftohta , a vjen kjo akoma nga ankthi ? Gjithashtu rrahjet e zemres i kam te forta dhe kur jam duke pushuar , kur jam ne pushim i kam 70-85 por i ndjej shum ne trup qe po rreh , dmth jan shum te forta , kur ngrihem dhe leviz jan akoma pak me te forta sa ndihen ne te gjith trupin stomak qaf etj , a ka te bej kjo me ankthin , cfare mund te tjete ? Faleminderit !!

    1. Nukjevetem.al says:

      Pershendetje Alban dhe faleminderit qe na keni shrkuar. Per te marr nje pergjigje nga nje prej eksperteve ju ftojme qe pyetjen tuaj ta dergoni si nje pyetje te re te rubrika Beje Pyetjen Tende dhe jo si koment pasi vetem ashtu mund te merrni pergjigje.

      Gjithe te mirat,
      Stafi i nukjevetem

  3. Alonso says:

    Pershendetie staffi
    Kam 20 vjet q vuaj nga ankthi dhe ataket e panikut kohet e fundit kur jam I stresuar me ndryshon ritmin zemra jam shum I shqetesuar duhet te bej ndonje vizit Tek doktorri zemres apo t filloj psikoterapine

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje, ju ftojme qe shqetesimin tuaj ta dergoni si nje pyetje te re dhe ji si koment ne menyre qe te merrni nje pergjigje nga nje prej eksperteve te faqes.

      Gjithe te mirat,
      Stafi i nukjevetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.