Anonim 07.01.2024
Pershendetje uroj te jeni mir
Doja te ndaja me ju dicka rreth ankthit kam bere analiza tgjakut te pergjithshmet me kan dal mire dhe tek neuropsikiatri kam shkuar me tha qe ke crregullim ankthi nuk ke asgje qe te shqetesohesh duhet te meresh te kalosh ankthin jo me mendimet qe je semur. Por prap nuk po e kuptoj kam simptoma ngushtim si ne gjoks qe sdi si ta shpjegoj me behet ngusht ne gjoks dhe sikur kalon posht si tip gropsire nga brenda tash menoj mos kam ndonje problem tek zorret shpesh me bejn zhurma a eshte ankth kjo a ka ndonje tjeter me kto simptoma shpesh ndjej rrahjet e zemres te shpejta.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshendetje dhe faleminderit që keni kërkuar ndihmën tonë për shqetësimet tuaja!
Përsa i përket shqetësimit mbi simptomat e ndryshme fizike që një person mund të ndjejë, është e rendësishme që në fillim të përjashtohet mundësia që këto shqetësime të vijnë si pasojë e kushteve të ndryshme fizike (kryerja e vizitave dhe ekzaminimeve mjekësore).
Pasi rezultatet e ekzaminimeve kanë treguar që ju jeni të shëndetshëm fizikisht ndërkohë që ju vazhdoni të ndjeni shqetësimet fizike, rekomandohet të kontaktoni me një psikolog/ psikoterapist që do ju ndihmojë të kuptoni natyrën e këtyre ndjesive dhe të kapërceni frikërat tuaja në lidhje me këto simptoma.
Nëpërmjet terapisë ju do të mësoni një mënyrë të re të të menduarit që do t’ju ndihmojë të mos keqinterpretoni ndijimet fizike apo të mbivlerësoni rrezikun që këto simptoma tregojnë për shëndetin tuaj, pasi shumë nga këto simptoma janë normale për trupin e njeriut dhe nuk janë tregues të asnjë sëmundje fizike.
Gjithashtu ju rekomandoj praktikimin e teknikave relaksuese si meditimi, mindfulness, relaksimi përmes frymëmarrjes, etj