milano 14.01.2024
Pershendetje doktoresh me fani per shqetesimin
Rreth nje muaj kam ndjesi frike ,truri nuk ndalon se prodhuari situata te pakendshme sikur harroj apo ne cast mund te harroj,ngacmime dhe dhimje ne zemer dhe ftohje trupi ,shpeshher fiksohem ne sitata te tilla duke i perkeqsuar keto mendime,frike dhe mendime qe mund te perfundojne me humbje jete,sikur me jane mpire gjymtyret ,dhe koken e turbullt,ne nje muhebet me duhet nje koh me e gjete ti kuptoj (paperqendrim), ndonjeher perseris fjalet per ti thene vetes qe nuk i kam harruar ,shpesh me vin mendime qe un nuk i perkas shtepis sime. Jam shum i paqart nga kjo situate sepse esht hera e pare qe po me ndodh
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje dhe të falenderoj që e ndave me ne shqetësimin tënd.
Frika, humbja e kontrollit dhe ndjesitë e ndryshme që po përjetoni mund të lidhen me faktorë të ndryshëm stresi në jetën tuaj. Mund të ketë ndikime të shumta, përfshirë faktorët mjedisorë, ngjarje të jetës ose shqetësime personale. Për shembull, përpjekja për tu përshtatur në një periudhë tranzitore të jetës, si adoleshenca në moshën 19 vjeç, mund të shkaktojë ndjenja të pasigurisë siç ju i përshkruani.
Gjithashtu, ju po përjetoni vështirësi dhe me përballjen me mendimet negative dhe në fokusimin e adresimin e problematikave të duhura.
Në një nivel më të thellë, ndoshta kjo situatë tregon për nevojën për të kuptuar dhe trajtuar ndjenjat e brendshme dhe për të ndërvepruar me to në një mënyrë më të shëndetshme.
Ajo që unë do ju përmendja dhe doja të dija nëse e keni menduar të bëni një takim me një psikolog, pasi mund të jetë një burim i mirë për të zbuluar dhe adresuar thellësitë e këtyre ndjesive.
Ndërkohë, përdorimi i strategjive të menaxhimit të ankthit dhe praktikimi i kujdesit për veten mund të ndihmojnë në ndryshimin e perspektivës dhe rikthimin e një ndjenje më të qetë dhe të qëndrueshme emocionale.
Më poshtë, po ndaj disa strategji me ju.
Frymëmarrja e thellë: Ushtrimet e frymëmarrjes së thellë mund të ndihmojnë në qetësimin e sistemit nervor. Merrni frymë thellë dhe ngadalë, duke fokusuar në inspirimin dhe ekspirimin e rregullt.
Meditimi: Praktikimi i meditimit mund të ndihmojë në uljen e simptomave. Mund të fillosh me seanca të shkurtra të meditimit për të qetësuar mendjen dhe trupin (referoju website mbi shëndetin mendor dhe i gjeni lehtësisht).
Aktivitet fizik: Ushtrimi fizik i rregullt ka efekte pozitive në shëndetin mendor. Mund të përfshijë shëtitje, joga apo ndonjë aktivitet tjetër fizik që ju pëlqen.
Organizimi dhe planifikimi: Bëni një plan të thjeshtë për ditët tuaja dhe përpiquni të organizoheni. Kjo mund të ndihmojë në zvogëlimin e ndjesive të pasigurisë dhe përqëndrimit.
Kontrolli mbi mendimin: Përqëndrohuni në momentin e tanishëm dhe mos lejoni mendimet e frikshme të marrin kontrollin e mendimit tuaj. Thuajani vetes – Jam tani dhe këtu! dhe përpiquni të fokusoheni në aspektet pozitive të jetës suaj.
Komunikimi me të tjerët: Unë do ju këshilloja fort që ti ndani ndjenjat tuaja me njerëz të afërt, pasi biseda me to mund të ndihmojë në qartësimin dhe kuptimin e shqetësimeve.
Mbajtja e një ditarit: Shënimi i ndjenjave dhe eksperiencave mund të ndihmojë gjithashtu në njohjen e motiveve dhe shkaqeve të shqetësimeve duke e bërë kështu më të lehtë menaxhimin e tyre.
Më besoni që kujdesi për veten dhe praktikat më sipër mund të ndihmojnë në përmirësimin e mirëqenies së gjithsecilit. Nëse ende ndjeni se situata po ju ngarkon më tepër dhe nuk po ju bën të ndiheni mirë, është e rëndësishme të konsultoheni me një profesionist të shëndetit mendor dhe gjithashtu të drejtoheni dhe profesionistëve të faqes tonë.
Ju falenderoj dhe pres të dëgjoj sërish nga ju.
Uarda
Pershendetje une jam nje vajze 25 vjece dhe ka gati 3 vite qe nuk jam ne gjendje te mire psi
Pershendetje une jam nje vajze 25 vjece dhe ka gati 3 vite qe nuk jam ne gjendje te mire psikologjike kam mendime negative gjate gjithe kohes mendja ime nuk pushon se menduar madjr as ne gjume edhe ne gjume mendoj shikoj endrra dhe kur ngrihem ne mengjes me duket sikur kam qene zgjuar kam dhimbje te tmerrshme koke pasi lodhem shume duke menduar ,mungese peqendrimi kam shume po ashtu edhe humbje peshe
Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Per te marre nje pergjigje nga nje prej eksperteve tane ju ftojme ta ndani shqetesimin tuaj me ne duke krijuar nje pyetje te re dhe jo si koment pasi vetem ashtu mund te merrni pergjigje prej eksperteve te faqes.
Gjithe te mirat,
Stafi i nukjevetem