Këshilla/Blog

Kk 16.01.2024

Kam shume ankth dhe gjithe ky ankthi im fokusohet tek rrahjet e zemres..me duket sikur jam shkeputur nga shoqeria nga cdo gje kam frike dhe te dal jashte me duket sikur do me ndodhi me e keqja ..po perdor esram per nje muaj dhe xanax ne darke po perseri kam frike dhe pse jam permiresuar disi.. mos duhet te marr mjekim tjeter. Shpresoj te marr nje pergjigje..ose si mund te kem nje kontakt me psikiatret tuaj ndoshta mjekimi nuk e di

  1. Mirand_hb says:

    Pershendetje dhe un i kam perdorur duhet nje far kohe qe ilacet te funksionojne

  2. Irma Vako says:

    Përshëndetje e dashur!
    Së pari doja të të pyesja nëse medikamentet që po merr janë dhënë nga një psikiatër që ka bërë
    një vlerësim të gjendjes tënde, pasi është shumë e rëndësishme që ilaçet të merren vetëm me
    rekomandimin e mjekut.
    Së dyti do doja të sqaroja se ilaçet vërtet mund të qetësojnë përkohësisht gjëndjen tende, por
    paralelisht të duhet të takosh një psikolog ose psikoterapist i cili do të të ndihmojë të përballesh
    me frikën dhe ankthin nëpërmjet psiko-edukimit dhe ristrukturimit të mendimeve. Në këtë
    mënyrë ti do kesh fituar aftësi për t’u përballur me këto shqetësime edhe nëse shfaqen në të
    ardhmen.
    Gjithë të mirat!
    Irma

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.